• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE –09.10.2017

University of Medicine, Tirana
Edukim & TrajnimTiranë2 javë më parëFull Time

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Shpall Konkurset Për Personel Akademik Me Kohë Të Pjesshme Për Vitin Akademik 2017-2018 Në Fakultetin e Mjekësisë Dentare Si Më Poshtë Vijon

Kriteret e përgjithshme për personel akademik me kohë të pjesshme në :

  • Hyrje në Epidemiologji

Kriteret Që Duhet Të Plotësojnë Kandidatët

  • Të jetë i diplomuar në programe të integruara ose Master Shkencor në degën përkatëse
  • Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8. Në rastin kur nuk paraqiten brenda afatit 7 (shtatë) ditor kandidatë me notë mesatare mbi 8 (tetë), mund të aplikojnë edhe me notë mesatare më të ulët, pas miratimit paraprak nga Departamenti përkatës.
  • Të ketë eksperiencë pune në mësimdhënie jo më pak se 5 vjet në specialitetin përkatës.
  • Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore. Preferohet gjuha angleze
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kriteret Preferenciale

  • Të ketë gradën “Doktor” në fushën përkatëse
  • Të jetë i diplomuar në fakultetin përkatës në “Master Shkencor” dhe / ose Doktoraturë
  • Të ketë publikime në revista shkencore, konferenca ose pjesëmarrje në kërkim shkencor
  • Të ketë eksperiencë pune dhe në mësimdhënie në fushën përkatëse

Dokumentacioni që do të dorëzohet nga personeli akademik me kohë të pjesshme:

  • Kërkesë me shkrim drejtuar departamentit ku do të konkurrojë
  • Curriculum Vitae e detajuar me të gjithë aktivitetin shkencor dhe botues të kandidatit
  • Leje nga punëdhënësi në organizatën ose institucionin ku punon
  • Dokument identifikimi
  • Fotokopje të noteruara të diplomës dhe listë së notave të të gjitha programeve të studimit (Bachelor, Master Shkencor, Doktoraturë)
  • Fotokopje të noteruara të vërtetimit të ekuivalentimit të diplomës nga MAS, si diplomë, listë notash si dhe njohje të gradave për kandidatët që kanë studiuar jashtë shtetit
  • Kopje të noteruara të dëshmive të gjuhëve të huaja të mbrojtura (e detyrueshme të paktën një)
  • Kopje të noteruar të librezës së punës
  • Vërtetim page, shoqëruar me derdhjen e sigurimeve shoqërore nga qendra e punës
  • Dëshmi penaliteti
  • Dy referenca nga të cilat të paktën njëra të jetë nga një profesor i fakultetit që është diplomuar (dorëzohet vetëm nëse kandidati aplikon për herë të parë)

Afati i dorëzimit të dosjeve pranë Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë Dentare është 16.10.2017- 25.10.2017.

REKTORATI

Publikuar më 09.10.2017

9 October, 2017 |

Previous

NJOFTIM PËR SHTYRJE AFATI, PËR VENDE TË LIRA PUNE – 04.10.2017

Next

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË