• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR VEND VAKANT: “SPECIALIST PËR KARRIERËN DHE MARRËDHËNIEVE ME STUDENTËT”, PRANË FAKULTETIT TË SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, “Specialist për karrierën dhe marrëdhënieve me studentët”, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Kritere Të Përgjithshme

Kandidatët konkurrentë për vendin vakant për “Specialist për karrierën dhe marrëdhënieve me studentët”, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë:

  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të (DIND);
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 2 (dy) vite në institucionet e arsimit të lartë;
  • Të zotërojë njohuri të metodave të përpunimit statistikor si dhe të menaxhimit të bazave të të dhënave;
  • Të zotërojë me dëshmi, njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
  • Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht) e lëshur nga subjektet e njohura nga Ministria përgjegjëse për arsimin për ofrimin e testeve ndërkombëtare; Niveli i njohjes së gjuhës së huaj të jetë të paktën B2;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;

Kritere Preferenciale

  • Të ketë njohuri mbi proceset që shoqërojnë studentin që nga aplikimi deri te punësimi, si dhe njohja e platformave digjitale përkatëse;
  • Të njohë dhe të ketë eksperiencë pune në menaxhimin e marrëdhënieve me studentët sipas cikleve të studimit dhe në përfundim të studimeve të tyre;
  • Të shfaqë aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup;

Dokumentacioni i Kërkuar

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass), i përditësuar;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj, lëshuar nga subjektet e njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin për ofrimin e testeve ndërkombëtare;
  • Dokument që vërton njohjen e plotformave digjitale të gjurmueshmërisë së studentit gjatë studimeve dhe në përfundim të studimeve të tyre;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore me fuqi;
  • Dokument/Certifikatë që vërtetojnë trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale;
  • Certifikatë/Dëshmi që vërtetojnë njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.