• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV, “SEKRETARE MËSIMORE” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me karakter administrativ, “Sekretare mësimore” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë,

Kriteret

Kandidatët për “Sekretare mësimore” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

Kritere Të Përgjithshme

  • Të ketë perfunduar minimalisht studimet universitare te ciklit të parë (Bachelor);
  • Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj;
  • Të ketë njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit dhe të programit Microsoft Office, të vërtetuar me dëshmitë përkatëse;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
  • Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë dhe institucione të tjera të edukimit;
  • Të jetë i gatshëm të ndjekë punën në orarin 11:00 – 19:00.

Kritere Preferenciale

Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese të punës në grup.

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Burimeve Njerëzore, Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike Të Universitetit Të Mjekësisë Tiranë, Dokumentat Si Më Poshtë

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës, të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë (nëse ka eksperience pune);
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së kompjuterit;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Burimeve Njerëzore, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, brenda QSU “Nënë Tereza”, Tiranë)

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

16 December, 2019 |