• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL AKADEMIK, PRANË DEPARTAMENTIT TE KIRURGJISË, LËNDA KIRURGJI SPECIALE, NË FAKULTETIN E MJEKËSISE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË.

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e UMT-së, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, PERSONEL AKADEMIK, PRANË DEPARTAMENTIT TE KIRURGJISË, LËNDA KIRURGJI SPECIALE, NE FAKULTETIT E MJEKËSISE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË.

Kritere Të Përgjithshme

Kandidatët për pozicionin e punës personel akademik pranë Departamentit te Kirurgjisë, Lënda Kirurgji Speciale, në Fakultetin e Mjekësise, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të jete diplomuar ne Fakultetin e Mjekesise, Dega Mjekesi e Pergjithshme, studime universitare brenda ose jashte vendit
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  • Të kete mbaruar studimet universitare me note mesatare mbi 8 (tete).
  • Të zotërojë me dëshmi një gjuhë te huaje perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht );
  • Te zoteroje gjuhen shqipe, te shkruar dhe te folur.
  • Te kete zotesi te plote per te vepruar.
  • Te jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;

Kritere Preferenciale

  • Preferohen kandidate qe kane marre pjese ne veprimtari kerkimore dhe/ose aktivitete shkencore ne fushen e kirurgjise.
  • Preferohen kandidate me dy ose me shume gjuhe te huaja.
  • Preferohet te jete mjek qe e njeh mire sherbimin ku punon.
  • Preferohen kandidate te kategorise Profesor.

Kritere Specifike

  • Te kete diploma specializimi ne Kirurgji.
  • Te kete dokturature (ose te jete ne process Doktorature).
  • Te kete eksperience pune ne Kirurgjine e Traumes mbi 10 vite.
  • Te kete eksperience mesimdhenie ne lenden e Kirurgjise Speciale mbi 5 vite.
  • Te kete kualifikime apo specializime nderkombetare ne Kirurgji.
  • Te kete licencen per ushtrimin e profesionit ne specialitetin perkates nga Urdhri i Mjekeve.

Dokumentacioni i Kërkuar

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  • Fotokopje e pasaportes ose te kartes se identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  • Deshmi te kualifikimeve pasuniversitare ose te gradave dhe titujve (fotokopje te noteruara.) Per diplomat Master ose PhD te marra ne universitetet e huaja duhet te dorezohet fotokopje e noteruar e certifikates se njohjes nga organi kompetent ose vertetim qe jane ne process njohje.
  • Kopje e noterizuar e licensave per ushtrimin individual te profesionit, leshuar nga Urdhri I Mjekeve.
  • Deshmi te pjesmarrjes ne konferenca ose ne seminare;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë, nëse ka qënë i punësuar);
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve;
  • Kopje te artikujve ,teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015“Për garantimin e integritetit të pesronave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda 3(tre) muajve të fundit;

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Burimeve Njerëzore, në Fakultetin e Mjekësië, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

15 June, 2020 |