• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E PEDIATRISË, PROFILI NEONATOLOGJI, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, Personel Akademik, në Departamentin e Pediatrisë, profili Neonatologji, në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë.

Kritere Të Përgjithshme

Kandidatët konkurentë për vendin vakant për Personel Akademik në Departamentin e Pediatrisë, profili Neonatologji, në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë:

  • Të jetë mjek pediatër neonatolog (ose që punon në shërbim neonatologjie për një periudhë të paktën 5 (pesë) vjeçare);
  • Të ketë eksperiencë në mësimdhënie;
  • Të ketë aktivitet të dallueshëm shkencor;
  • Të ketë gradën shkencore “Doktor Shkencash”;
  • Të ketë mbaruar studimet universitare me notë mesatare mbi 8 (tetë);
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

Kritere Të Preferenciale

  • Të ketë mbaruar studimet universitare me notë mesatare mbi 9 (nëntë);
  • Të ketë titull akademik.

Kandidatët Konkurrentë Duhet Të Paraqesin Këtë Dokumentacion

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje;
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  • Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike.
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria ose vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji.
  • Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 27.01.2020-07.02.2020 (10 ditë pune).

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën