• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E LËNDËVE PARAKLINIKE, LËNDA METODOLOGJI E KËRKIMIT SHKENCOR, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, Personel Akademik në Departamentin e Lëndëve Paraklinike, Lënda Metodologji e Kërkimit Shkencor, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike.

Kritere Të Përgjithshme

Kandidatët konkurrentë për vendin vakant (1 vend) për Personel Akademik në Departamentin e Lëndëve Paraklinike, Lënda Metodologji e Kërkimit Shkencor, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, duhet të plotësojnë:

  • Të jetë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme (studime universitare brenda ose jashtë vendit);
  • Të ket përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8(tetë);
  • Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
  • Të ketë gradën shkencore “Doktor”;
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 10 vjet;
  • Të ketë eksperiencë në mësimdhënien;
  • Të ketë kualifikime apo specializime ndërkombëtare në fushën e mjekësisë;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të jet në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e pushimit nga puna;
  • Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;

Kritere Të Preferenciale

  • Preferohen kandidatët nga kategoria “Profesor”;
  • Preferohen kandidatët që kanë përfunduar studimet universitare dhe të mëtejshme në universitete të njohura jasht vendit;
  • Preferohen kandidatë që kanë gradë apo titull shkencorë të fituara në universitete të njohura jashtë vendit;
  • Preferohen kandidatë që kanë marrë pjesë në veprimtari dhe/ ose aktivitete shkencore në fushën përkatëse;
  • Preferohen kandidatë me përvojë pune dhe pjesmarrje në projekte kombëtare ose ndërkombëtare;
  • Preferohet të ketë botime dhe artikuj shkencorë në fushën përkatëse.

Kandidatët Konkurrentë Duhet Të Paraqesin Këtë Dokumentacion

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje;
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  • Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike.
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit

Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund t’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, në zyrën e Protokollit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike (Adresa: Rr. e Dibrës, Brenda QSU “Nënë Tereza”, Tiranë), në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.