Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e UMT-së, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, personel akademik në Departamentin e Kirurgjisë “Shërbimi i Kirurgjisë së Përgjithshme, Klinika I” pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kritere Të Përgjithshme
Kandidatët për pozicionin e punës “Shërbimi i Kirurgjisë së Përgjithshme, Klinika I”, pranë Departamentit të Kirurgjisë, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme, studime universitare brenda ose jashtë vendit;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
- Të ketë mbaruar studimet universitare me notë mesatare mbi 8 (tetë).
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht );
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
Kritere Preferenciale
- Preferohen kandidate që kanë marrë pjesë në veprimtari kërkimore dhe/ose aktivitete shkencore në fushën e kirurgjisë.
- Preferohen kandidate me dy ose më shumë gjuhë të huaja.
- Preferohet të jetë mjek që e njeh mirë shërbimin ku punon.
- Preferohen kandidate të kategorisë Dr.Shk.
- Të ketë kualifikime apo specializime ndërkombëtare në Kirurgji.
Kritere Specifike
- Të ketë diplomë specializimi në Kirurgji.
- Të ketë doktoraturë (ose të jetë në proces doktorature).
- Të ketë eksperiencë pune në Kirurgjinë e Përgjithshme.
- Të ketë eksperiencë mësimdhënie në lëndën Semiotikë Kirurgjikale mbi 5 vite.
- Të ketë licencën për ushtrimin e profesionit në specialitetin përkatës nga Urdhri i Mjekëve.
Dokumentacioni i Kërkuar
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore, në Fakultetin e Mjekësisë, dosjen personale (të inventarizuar) me dokumentacionin si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje e pasaportës ose të kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara.) Për diplomat Master ose PhD të marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohje.
- Kopje e noterizuar e licencave për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca ose në seminare;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë, nëse ka qenë i punësuar);
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve;
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda 3(tri) muajve të fundit;
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 09.03.2020-23.03.2020 (10 ditë pune)
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
- Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë.
Mënyra e Vlerësimit
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.