Për 2 (dy) vende, në pozicionin Specialist në Sektorin e Prokurimeve, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Përshkrimi Përgjithësues i Punës
- Mbajtja e përgjegjësisë për respektimin e të gjitha rregullave dhe të afateve të caktuara në aktet ligjore e nënligjore për prokurimin publik, për saktësinë dhe bazueshmërinë ligjore të të gjitha akteve që dalin nga Sektori i Prokurimit, duke u mbështetur në legjislacionin përkatës.
- Përgatitja e Dokumenteve Standarde të Tenderit në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit, për zbatimin e procedurave të prokurimit sipas kërkesave të parashikuara në ligj;
- Merr pjesë gjithë procesin pë përcaktimin e kritereve ligjore për lidhjen e kontratave me operatorët fitues.
- Përgatit regjistrin e parashikimit të prokurimeve, konform buxhetit të miratuar për investime dhe për shpenzime;
- Hartimin e specifikimeve teknike nese nuk janë hartuar nga struktura të tjera
- Përllogaritjen e fondit limit, nëse kjo detyrë nuk i është ngarkuar një strukture të posaçme;
- Përgatitjen e procedurës për KVO-në;
- Asiston në mbledhjet e KVO-së dhe jep mendim si dhe bën interpretim ligjor për Dokumentat e tenderit, atëhere kur i kërkohet nga anëtarët e KVO-së;
- Zbaton detyrat e ngarkuara sipas rregulloreve në fuqi dhe përshkrimit të vendit të punes si dhe planeve të punës të miratuara nga Drejtori përkatës;
- Informon eprorin direkt mbi rezultatet e punëve në vazhdimësi dhe mbi vështirësitë e hasura në lidhje me to;
- Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga epërorët.
- Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.
Kritere
- Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të jetë i pajisur me një diplomë të studimeve, “master profesional” ose “bachelor” në shkencat “ekonomi”, “juridik”, “inxhinieri dhe teknologji”, “natyrore” apo të barasvlefshme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
- Të ketë 1 vit eksperiencë pune të mëparshme në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashme;
- Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
- Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;
- Të jete shtetas shqiptarë me zotësi te plotë për të vepruar;
Kushtet
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të jete në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje.
- Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra.Të zotërojne aftesitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë;
Dokumentet e kërkuara
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit(ID);
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim nga Institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve;
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Çertifikate/deshmi qe vertetojne njohuri te avancuara profesionale te paketes Microsoft
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit;
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, ndryshuar me ligjin ligjin Nr. 47/2017 “Për prokurimin publik”;
- Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative dhe prokurimit publik.
Mënyra e Vlerësimit
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
29 June, 2020 |