• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PËR 2 (DY) VENDE NË POZICIONIN SPECIALIST FINANCE NË SEKTORIN E FINANCËS, DREJTORIA EKONOMIKE, PRANË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË.

University of Medicine, Tirana
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në Ligjin Nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr.11, Datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Si Dhe Në Mbështetje Të Shkresës Nr.678 Prot., Datë 25.02.2020 “Kërkesë Për Punësim” Dhe 1237/1 Dt.09.06.2020 Si Dhe Urdhri Nr. 48 Datë 16.06.2020, i Administratorit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Shpall Konkurrimin Për Vende Të Lira Pune, Si Më Poshtë

  • Për 2 (dy) vende në pozicionin Specialist Finance në Sektorin e Financës, Drejtoria Ekonomike, pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Përshkrimi Përgjithësues i Punës

  • Ndjek dhe zbaton të gjitha procedurat të lidhura me veprimet që gjenerojnë shpenzimet dhe të ardhurat dhe garanton përputhshmëri me ligjin.
  • Ndjek dhe kryen regjistrimet në librat e llogarisë të të gjitha veprimeve që lidhen me të ardhurat.
  • Ndjekin dhe kryejnë regjistrimet në librat e llogarisë të të gjitha veprimeve që lidhen me shpenzimet e njësisë qëndrore të UMT-së. Regjistron në bazë të dokumentacionit, të gjitha veprimet ekonomike financiare në mënyrë kronologjike dhe sistematike në regjistrat kontabël, ditarë: (ditari i shpenzimeve, ditari i bankës, ditari i magazinës, ditari i pagave, ditari i veprimeve të ndryshme).
  • Përgatit e përpilon situacionet e raportimit të të ardhurave dhe shpenzimeve si UMT, si dhe tabelat e raportimit progresiv, periodikisht çdo 4 -mujor, në bazë të raportimeve progresive të dërguara nga çdo njësi shpenzuese.
  • Mban dhe azhornon në mënyrë kronologjike gjendjen e Aktiveve të Qëndrueshme, kartelat e AQT-ve në përdorim (zyrë dhe çdo punonjës) për njësinë qëndrore të UMT-së si dhe llogarit amortizimin e tyre.
  • Mban, azhornon dhe kontabilizon të gjitha veprimet e magazinës qëndrore të UMT-së dhe përgatit raportet mujore të gjëndjes.
  • Mban, azhornon dhe kontabilizon të gjitha veprimet e pagave të punonjësve dhe të gjitha detyrimet që rrjedhin prej tyre (sig. shoqërore, pensionet etj).
  • Raporton për punën e kryer dhe problemet e konstatuara përpara përgjegjësit të sektorit.
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga epërorët.
  • Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.

Kritere

  • Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të jetë i pajisur me një diplomë të studimeve, “master profesional” ose “bachelor” në “shkencat ekonomike” apo të barasvlefshme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
  • Të ketë 1 vit eksperiencë pune të mëparshme në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashme;
  • Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  • Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër.

Kërkesat e Përgjithshme, Që Duhet Të Plotësojnë Kandidatët Për Punësim Si Personel Administrativ Në UMT Janë

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Të jetë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokollit Dhe Arkivës Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Këto Dokumente

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
  • Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vëretojnë përvojën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
  • Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Dëshmi penaliteti.

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 29.06.2020 – 10.07.2020 (10 ditë pune).

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e larte dhe kërkimin shkencor në IAL në R.SH.”
  • Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9936, datë 26.06.2006 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave financiare e administrative.

Mënyra e Vlerësimit

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

29 June, 2020 |

Previous

NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E LËNDËVE PARAKLINIKE, LËNDA METODOLOGJI E KËRKIMIT SHKENCOR, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË.

Next

NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PËR 2 (DY) VENDE, NË POZICIONIN SPECIALIST NË SEKTORIN E PROKURIMEVE, DREJTORIA E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.