• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

Njoftim për vend vakant: “Laborante” në Fakultetin e Mjekësisë Dentare

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë2 javë më parëFull Time

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, shpall konkursin për pozicion pune personel ndihmësakademik “Laborant” me kohë të plotë në Fakultetin e Mjekësisë Dentare.

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Demonstron gjithë etapat e përgatitjes së protezave të ndryshme;
  • Kontrollon punën e studentëve për cdo proçes në praktikën laboratorike;
  • Bën vlerësimin e punimit të përfunduar;
  • Ndihmon dhe kontrollon studentët në vizatimin e të gjithë dhëmbëve;
  • Demonstron përpara studentëve të gjitha etapat e përgatitjes laboratorike të Protezës Parciale, Protezës Totale, si dhe Protezës Fikse;
  • I siguron pedagogut të gjitha materialet për zhvillimin normal të praktikës laboratorike;
  • Bën demostrimin e skulptimit të dhëmbëve, duke kontrolluar dhe vlerësuar ato;
  • Merr pjesë në derdhjen e modeleve dhe vendosjen e këtyre modeleve në forma;
  • Ruan bazën materiale që ka në ngarkim;
  • Realizon të gjitha detyrat e tjera që i ngarkohen nga eprorët.

Kriteret:

Kriteret e Përgjithshme

Kandidatët për vendin e punës “Laborant” me kohë të plotë në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë
  • Të ketë eksperienca pune në fushën përkatëse;
  • Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të zotëroj një gjuhë të huaj perëndimore (gjuha angleze përbën avantazh);
  • Të ketë njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit dhe të programit Microsoft Office, të vërtetuara me dëshminë përkatëse;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna

Kriteret Preferenciale

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në profilin Stomatologji
  • Të ketë eksperienca pune në fushën përkatëse mbi 5 vjet;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe për të punuar në grup;

Dokumentet e kërkuara

  • Kërkesë me shkrim;
  • Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
  • Kopje të diplomës Master Shkencor dhe Bachelor dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  • Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  • Dokumentacion nga Institucioni ku ka punuar që nuk është marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
  • Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative.

Mënyra e Vlerësimit

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.