• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR VEND VAKAND: “DREJTOR” I DREJTORISË SË ADMINISTRIMIT AKADEMIK DHE KURRIKULËS, PRANË REKTORATIT TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për personel ndihmës akademik me karakter administrativ, për pozicionin e punës “Drejtor” i Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Kriteret

Kandidatët për pozicionin e punës “Drejtor” i Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë:

Kritere Të Përgjithshme

  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”
  • Të ketë jo më pak se 10 (dhjetë) vite eksperiencë pune, si dhe të ketë jo më pak se 3 (tre) vite eksperiencë në fushën e kurrikulës dhe cilësisë;
  • Të zotërojë një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht).
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;

Kriteret preferenciale

  • Të ketë njohuri dhe të demonstrojë aftësi lidhur me menaxhimin e sistemit të brendshëm të cilësisë si dhe të sigurimit të brendshëm të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë
  • Të demonstrojë aftësi menaxhuese dhe bashkëpunimi në grup
  • Të ketë aftësi në menaxhim projektesh

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokoll Arkivës, Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë Tiranë, Dokumentet Si Më Poshtë

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore të largimit nga puna;
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë
  • Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 21.10.2019-01.11.2019 (10 ditë pune).

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi Kodin e punës dhe Procedurat Administrative
  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore lidhur me kurrikulat dhe sigurimin e cilësisë në IAL
  • Njohuri të kodit të cilësisë (Standardet shtetërore të cilësisë në arsimin e lartë)

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.