• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM- PËR VEND PUNE PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në urdhrin e Rektorit nr. 121, datë 11.11.2020 shpall konkursin për 1 (një) pozicion pune Personel ndihmës akademik me karakter mësimor – shkencor, pozicioni Specialist për Doktoraturat, në Fakultetin e Mjekësisë”, Universitetit të Mjekësisë, Tiranë,, si më poshtë vijon:

Kritere Të Përgjithshme

  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

Kritere Të Veçanta

  • Të ketë përfunduar Ciklin e Dytë të Studimeve Universitare të nivelit “Master Profesional ose Master i Shkencave”, me note mesatare aritmetike të studimeve Universitare mbi 7 ( shtatë) e lartë
  • Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 10 (dhjetë) vjet;

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë e të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit.

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor- në IAL në RSH”;
  • Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë lidhur

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.