• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM- PËR VEND PUNE PERSONEL AKADEMIK, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në urdhrin e Rektorit nr. 122, datë 11.11.2020 shpall konkursin për pozicionin e punës 1 (një) vend vakant për “Personel Akademik” në Departamentin e Terapise Stomatologjike, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë,, si më poshtë vijon:

Kritere Të Përgjithshme

  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë ose Fakultetin e Mjekësisë Dentare, dega Stomatologji, studime universitare Brenda ose jashtë vendit.
  • Të ketë mbaruar studimet universitare me note mesatare mbi 9 (nëntë).
  • Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Italisht, Gjermanisht, Spanjisht);
  • Të zotërojë aftësi profesionale për vendin e punës që konkurron;

Kritere specifike (të veçanta)

  • Të ketë specializim, master ose provim pasuniversitar specialiteti pedodonti (nota mesatare mbi 9);
  • Kandidati të jetë me Doktoraturë në fushën e pedodontisë.
  • Të ketë mbi 15 vjet eksperiencë pune në pedodonti.
  • Të ketë mbi 10 vjetë experiencë në mësimdhënie në lëndën e pedodontisë.
  • Të ketë liçensë profesionale të ushtrimit të profesionit.
  • Të ketë pjesmarrje active në veprimtari kërkimore ose aktivitete shkencore në fushën e pedodontisë.

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin dokumentacionin si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  • Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Per diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokpje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje; 6. Dëshmi të pjesmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  • Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 11. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për përsonel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i puplikuar ne faqen zyrtare