Kandidatët konkurrentë për pozicionin e punës vakant “Personel Akademik” 1 (një) vend në Departamentin e Kirurgjisë, Lënda Onkologji, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë:
Kritere Të Përgjithshme
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotëroj gjuhen shqipe të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithëshme, studime universitare brenda ose jashtë vendit;
- Të ketë mbaruar studimet universitare me note mesatare mbi 8 (tetë);
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Italisht, Gjermanisht, Spanjisht);
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
Kritere Specifike
- Të disponojë diploma të nivelit të tretë të studimeve mjekësore;
- Të ketë eksperiencë pune në Onkologji mbi 15 vite;
- Të ketë eksperiencë mësim dhënie në lëndën e Onkologjisë mbi 4-5 vite;
- Të ketë liçencën për ushtrimin e profesionit në specialitetin përkatës nga Urdhëri i Mjekëve;
Kritere Preferenciale
- Preferohen kandidatë që kanë marrë pjesë në veprimtari kërkimore dhe shkencore në fushën e Onkologjisë.
- Preferohen kandidatë me dy ose më shumë gjuhë të huaja.
- Preferohen të jetë mjek që e njeh mire shërbimin ku punon.
- Të ketë kualifikime apo specializime ndërkombëtare në Onkologji.
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin dokumentacionin si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Per diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokpje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje;
- Dëshmi të pjesmarrjes në konferenca apo seminare etj.
- Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
- Kopje e noterizuar e dëshmive të njohjes së gjuhëve të huaja;
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, pranë zyrës së Protokoll- Arkivës, në Fakultetin e Mjekësisë, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, pranë QSUT, Nr. 232, Tiranë)
Mënyra e Vlerësimit
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për përsonel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i puplikuar ne faqen zyrtare
24 November, 2020 |
Previous
NJOFTIM- PËR VEND PUNE PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Next
NJOFTIM-KRITERET E PUNËSIMIT PËR VEND PUNE, “PERSONEL AKADEMIK” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË