• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM- PËR VEND PUNE “PERSONEL AKADEMIK” NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISË, LËNDA ONKOLOGJI, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË”, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në Ligjin Nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit Nr. 124, datë 17.11.2020 shpall konkursin për pozicionin e punës 1 (një) vend vakant për “Personel Akademik” në Departamentin e Kirurgjisë, lënda Onkologji, në Fakultetin e Mjekësisë”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë vijon

  • Kandidatët konkurrentë për pozicionin e punës vakant “Personel Akademik” 1 (një) vend në Departamentin e Kirurgjisë, lënda Onkologji, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë:

Kritere Të Përgjithshme

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotëroj gjuhen shqipe të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithëshme, studime universitare brenda ose jashtë vendit;
  • Të ketë mbaruar studimet universitare me note mesatare mbi 8 (tetë);
  • Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Italisht, Gjermanisht, Spanjisht);
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;

Kritere Specifike

  • Të disponojë diploma të nivelit të tretë të studimeve mjekësore;
  • Të ketë eksperiencë pune në Onkologji mbi 15 vite;
  • Të ketë eksperiencë mësim dhënie në lëndën e Onkologjisë mbi 4-5 vite;
  • Të ketë liçencën për ushtrimin e profesionit në specialitetin përkatës nga Urdhëri i Mjekëve;

Kritere Preferenciale

  • Preferohen kandidatë që kanë marrë pjesë në veprimtari kërkimore dhe shkencore në fushën e Onkologjisë.
  • Preferohen kandidatë me dy ose më shumë gjuhë të huaja.
  • Preferohen të jetë mjek që e njeh mire shërbimin ku punon.
  • Të ketë kualifikime apo specializime ndërkombëtare në Onkologji.

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin dokumentacionin si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  • Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Per diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokpje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje;
  • Dëshmi të pjesmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  • Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
  • Kopje e noterizuar e dëshmive të njohjes së gjuhëve të huaja;
  • Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, pranë zyrës së Protokoll- Arkivës, në Fakultetin e Mjekësisë, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, pranë QSUT, Nr. 232, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 23.11.2020 – 08.12.2020 (10 ditë pune)

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për përsonel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i puplikuar ne faqen zyrtare

24 November, 2020 |

Previous

NJOFTIM- PËR VEND PUNE PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Next

NJOFTIM-KRITERET E PUNËSIMIT PËR VEND PUNE, “PERSONEL AKADEMIK” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË