• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

Njoftim për vend pune për “Personel ndihmës akademik” me karakter mësimor, pozicioni “Specialist për karrierën dhe marrëdhëniet me studentët”në Fakultetin e Mjekësisë, pranë UMT-së

University of Medicine, Tirana
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë,si dhe në Urdhërin Nr.23 prot; datë 30.03.2021 “Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel ndihmës akademik në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë” shpall konkursin për vendin e lirë të punës, “Personel ndihmës akademik” me karakter mësimor, pozicioni “Specialist për karrierën dhe marrëdhëniet me studentët” me kohë të plotë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët për “Personel ndihmës akademik” me karakter mësimor, pozicioni “Specialist për karrierën dhe marrëdhëniet me studentët”në Fakultetin e Mjekësisë, pranë UMT-së, duhet të plotësojnë këto kritere;

Kritere Të Përgjithshme

  • Të jetë shtetas shqipëtar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata për kryerjen e një vepre penale;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;

Kritere Të Veçanta

  • Të ketë përfunduar Ciklin e Dytë të Studimeve Universitare të nivelit “Master Profesional ose Master i Shkencave”, në shkencat “mjekësore” apo të barasvlefshme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë, me notë mesatare aritmetike mbi 7.5;
  • Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
  • Të ketë aftësi të mira komjuterike, njohja e programeve bazë;
  • Të ketë referenca pozitive të përvojave të mëparshme.

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Zyrës Së Protokollit, Në Fakultetin e Mjekësisë,pranë UMT-së, Dosjen Personale ( Të Inventarizuar), Me Dokumentat Si Më Poshtë

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së paketës Microsoft Office;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Referenca që provojnë vlerësimet pozitive;
  • Dëshmi Penaliteti të marrë brenda (tre muajve të fundit);

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni I kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnime apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën

12 April, 2021 |

Previous

Njoftim për vend pune për personel ndihmës akademik me karakter mësimor, pozicioni “Specialist në mbështetje të çështjeve akademike” në Fakultetin e Mjekësisë, pranë UMT-së

Next

Njoftim për vend pune për personel administrativ ne pozicionin “Specialist në Sektorin e Shërbimeve dhe Investimeve” Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, në Universitetin e Mjekësise Tirane