
Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë,si dhe në Urdhërin Nr. 24 ,datë 30.03.2021 “Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel ndihmës akademik në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë” shpall konkursin për vendin e lirë të punës, personel ndihmës akademik me karakter mësimor, pozicioni “Specialist në mbështetje të çështjeve akademike” me kohë të plotë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kritere Të Përgjithshme
Kandidatët për personel ndihmës akademik me karakter mësimor, pozicioni “Specialist në mbështetje të çështjeve akademike” në Fakultetin e Mjekësisë, pranë UMT-së, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere Të Veçanta
Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Zyrës Së Protokollit, Në Fakultetin e Mjekësisë, Dosjen Personal(e) ( Të Inventarizuar), Me Dokumentat Si Më Poshtë
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi behet pjesë e Arkivës së Institucionit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes ne Buletinin e APP-së.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
Mënyra e Vlerësimit
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare