• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM- PËR SPECIALIST PËR ÇËSHTJET AKADEMIKE, KARRIERËN DHE MARRËDHËNIET ME STUDENTËT, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE”, UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në urdhrin e Rektorit nr. 104, datë 14.10.2020 shpall konkursin për 1 (një) pozicion pune

Personel Ndihmësakademik Me Karakter Administrativ “Specialist Për Çështjet Akademike, Karrierën Dhe Marrëdhëniet Me Studentët, Në Fakultetin e Mjekësisë Dentare”, Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë,, Si Më Poshtë Vijon

  • Kandidatët për pozicionin e punës “Specialist për çështjet akademike, karrierën dhe marrëdhëniet me studentët, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare”, Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë:

Kritere Të Përgjithshme

  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të mos ketë masa disiplinore në fuqi;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;

Kritere Preferenciale

  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të (DIND)
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 (pesë) vite;
  • Të zotërojë me dëshmi, njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
  • Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  • Të njohë dhe të ketë eksperiencë pune në menaxhimin me studentët sipas cikleve të studimit dhe në përfundim të studimeve të tyre;
  • Të ketë eksperience të mëparshme mbi koordinimin dhe organizimin e aktiviteteve të edukimit, marrëdhënieve dhe komunikimit me të tretët, konsulencën dhe këshillimin e karrierës;
  • Të shfaqë aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup;

Dokumentacioni i Kërkuar

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Certifikate/ Dëshmi që vërtetojnë njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit
  • Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, pranë QSUT, Nr. 232, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 26.10.2020- 06.11.2020 (10 ditë pune)

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë lidhur me programet e studimit, pranimet në programet sipas cikleve të studimit, si dhe Kodin e Cilësisë;
  • Njohuri mbi sistemin para universitar në Republikën e Shqipërisë.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën

26 October, 2020 |