• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR “SPECIALIST” NË SEKTORIN E PROJEKTEVE DHE ZHVILLIMIT PROFESIONAL, NË DREJTORINË E KËRKIMIT, PROMOVIMIT AKADEMIK DHE KOMUNIKIMIT NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhërin e Rektorit nr. 95, datë 08. 09. 2022, “Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës 1 (një) vend “Specialist” në Sektorin e Projekteve dhe Zhvillimit Profesional, në Drejtorinë e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”

Kritere

Kandidatët për “Specialist” në Sektorin e Projekteve dhe Zhvillimit Profesional, në Drejtorinë e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të zotërojë diplomë minimalisht të nivelit “Bachelor”, ose ekuivalente me të (DIND) të fituar në universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MASR;
  • Të ketë eksperiencë pune në fushën e projekteve dhe menaxhimin e tyre;
  • Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  • Të zotërojë një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Preferohet të këtë eksperiencë pune në institucionet publike të arsimit të lartë.
  • Të mos të ketë masa disiplinore në fuqi;

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokoll Arkivës, Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë Tiranë, Dokumentet Si Më Poshtë

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) preferohet të jetë standardi (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës ose ekuivalent me të;
  • Dokument/Certifikatë që vërteton zotërimin e një gjuhe të huaj;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së paketës Microsoft Office;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit,
  • Vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  • Vërtetim që nuk ka masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Referenca nga punëdhënës ose epror direkt të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në zyrën e Protokoll-Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë).

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 (dhjetë) ditë pune që nga dita e shpalljes në Buletinin e APP-së.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi Rregulloret për dhënien e titujve akademikë dhe akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

12 September, 2022 |

Previous

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS, PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISË LËNDA “MJEKËSI URGJENCË”, FAKULTETI I MJEKËSISË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Next

NJOFTIM PËR “SPECIALIST” ME KONTRATË ME AFAT TË CAKTUAR (TË PËRKOHSHME), NË DREJTORINË E KËRKIMIT SHKENCOR, PROMOVIMIT AKADEMIK DHE KOMUNIKIMIT, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË