• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR PUNËSIM NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE JURIDIKE “SPECIALIST” ME KONTRATË ME AFAT 3 (TRI) MUAJ NGA MOMENTI I LIDHJES SË KONTRATËS, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË.

University of Medicine, Tirana
Apliko
Ligj & JuridikTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në kërkesën e Drejtorit Juridik me Nr 92 prot; datë 14.01.2021, si edhe në Urdhërin e Rektorit nr. 5 date 14.01.2021 shpall konkursin për pozicionin e punës, Ndihmës Akademik ”Specialist”, në Sektorin e Shërbimeve Juridike të Drejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe Burimeve Njerëzore me kontratë me afat 3 (tri) muaj nga momenti i lidhjes së kontratës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët janë :

Kritere Të Përgjithshme

  • 1.Të zotërojë diplomë të nivelit MSC, ose ekuivalente me të (DIND) në shkenca juridike;
  • Të ketë eksperience pune , jo me pak se 3 (tri) vite, eksperienca e punës në Institucione të Arsimit të Lartë dhe përfaqësimi në proceset gjygjësore përbëjnë avantazh;
  • Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  • Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht,Italisht, Spanjisht;
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar ;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata për kryerjen e një vepre penale;

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Zyrës Së Protokollit, Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Dosjen Personale (të Inventarizuar), Me Dokumentat Si Më Poshtë

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Dokument/Çertifikatë që vërtetojnë trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera në mbështetje të kritereve të veçanta apo aftësive / njohurive të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore (Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit);
  • Dëshmi të gjuhës së huaj të noteruar.

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 15. 01. 2021 – 21. 01. 2021

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri mbi ligjin NR. 7961 12. 07. 1995 kodi i Punës i RSH, i ndryshuar
  • Kodi Administrativ dhe Kodi i Procedurës Administrative i RSH
  • Kodi Civil dhe Kodi i Procedurës Civile i RSH
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në Institucionet e Arsimit të Lartë.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare

15 January, 2021 |

Previous

NJOFTIM PËR NJË VEND VAKANT PËR PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISË, SHËRBIMI I ANESTEZI-REANIMACIONIT NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.

Next

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS ADMINISTRATOR NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË