Në zbatim të nenit 74 dhe 75 të VKM Nr.285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, kërkohen tre ekspert të jashtëm me kontratë shërbimi, 1 ( një ) Arkitekt të
fushës Interier, për të qenë pjesë e rishikimit të Specifikimeve Teknike, hartimit të kritereve teknike dhe njësisë së prokurimit.
Kriteret Që Duhet Të Plotesojnë
- Të ketë përfunduar studimet universitare ose pasuniversitare sipas fushave të kërkuara;
- Të ketë eksperiencë pune mbi 3 ( tre ) vite;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
Si Më Poshtë
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin ( CV ) sipas formatit standard ( europass );
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS ( për diplomat e marra jashtë vendit ).
- Kopje e noterizuar e librezës së punës ( të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë );
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
13 July, 2021 |
Previous
NJOFTIM PËR PUNËSIM ME KONTRATË SHËRBIMI PËR TRE EKSPERT TË JASHTËM
Next
NJOFTIM PËR 3 (TRI) VENDE PUNE “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË PRANË DEPARTAMENTIT TË OBSTERIKE-GJINEKOLOGJISE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË