• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

Njoftim për punësim me kontratë shërbimi për ekspert të jashtëm në procesin e pikëzimit dhe renditjes së aplikantëve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Mbështetur në Ligjin nr 80/2015 “Për arsimin e lartë…”, në Statutin e UMT, Urdhrin nr. 66, datë 16.7.2020 “Për ngritjen e komisionit të monitorimit dhe grupit teknik të punës për pranimet e kandidatëve që aplikojnë në programet e ciklit të parë dhe të integruar të ciklit të dytë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2020-2021” të Rektorit të UMT-së, si dhe në shkresën nr. 1756, datë 03.08.2020 të Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, Rektorati i UMT, kërkojmë shpalljen në faqen zyrtare të UMT, të konkursit për ekspert të jashtëm që do të angazhohet në procesin e renditjes së aplikantëve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2020-2021.

Kriteret e Përzgjedhjes Së Kandidatit Si Dhe Dokumentacion Përkatës Për Ekspertin e Jashtëm Që Do Të Angazhohet Në Procesin e Renditjes Së Aplikantëve Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, Për Vitin Akademik 2020-2021, Janë Si Më Poshtë

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në fushën e shkencave informatike ose të aplikuara;
  • Të njohë ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  • Të njohë kurrikulën e re dhe të vjetër të arsimit parauniversitar në Republikën e Shqipërisë;
  • Të ketë eksperiencë në përllogaritjen e pikëve të kandidatëve që kanë aplikuar në institucionet e arsimit të lartë;
  • Preferohet të ketë njohuri të avancuara të programit Excel, në përdorimin e funksioneve të kërkimit, logjike dhe të përputhjes (Match/Vlookup/index).

Dokumentacioni i Nevojshëm

  • Kërkesë me shkrim;
  • Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Dokument që vërteton eksperiencën në përllogaritjen e pikëve si edhe të programeve sipas pikës 4 dhe 5 të kritereve