Në Zbatim Të VKM Nr. 914, Datë 29.12.2014 “Për Miratimin e Rregullave Të Prokurimit Publik” e Ndryshuar, Neni 58, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Kërkon Të Punësojë Një Ekspert Të Jashtëm Të Fushës, i Cili Plotëson Kriteret e Mëposhtëm
- Të ketë përfunduar studimet universitare master shkencor, inxhinier ndërtimi;
- Të ketë licencë profesionale të dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (Licencë të pajisur nga Komisioni i posaçëm i dhënies së Licencave Profesionale në fushën e studim projektimit dhe mbikëqyrje e kolaudimit të punimeve të ndërtimit.)
- Të ketë aftësi të mira komunikuese;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet.
Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokoll-Arkivës Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Këto Dokumente
- Kërkesë me shkrim;
- Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimi);
- Kopje të noterizuar të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje të noterizuar të licencës profesionale në fushën e studim projektimit dhe mbikëqyrje e kolaudimit të punimeve të ndërtimit
Mosparaqitja e dokumenteve ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s ‘kualifikim të kandidatit.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
9 August, 2019 |
Previous
KRITERET E PUNËSIMIT PËR “INXHINIER BIOMEDICAL” NË ADMINISTRATËN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Next
KRITERET E PUNËSIMIT PËR “ADMINISTRATOR” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË