• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR POZICIONIN PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER MËSIMOR, POZICIONI “SPECIALIST NË MBËSHTETJE TË ÇËSHTJEVE AKADEMIKE” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, PRANË UMT-SË

University of Medicine, Tirana
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin nr 62, datë 20.04.2023 “Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel ndihmës akademik në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Tiranë” shpall konkursin për vendin e lirë të punës, personel ndihmës akademik me karakter mësimor, pozicioni “Specialist në mbështetje të çështjeve akademike” me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kritere Të Përgjithshme

Kandidatët për personel ndihmës akademik me karakter mësimor, pozicioni “Specialist në mbështetje të çështjeve akademike” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, pranë UMT-së, duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të ketë përfunduar minimalisht studimet universitare të ciklit të parë (Bachelor);
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
  • Të ketë njohuri të mira të përdorimit të komjuterit, dhe të programit Microsoft Office, të vërtetuar me dëshmitë përkatëse;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata për kryerjen e një vepre penale;
  • Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna në Universitetin e Mjekësisë,
  • Tiranë, ose në institucione të tjera të edukimit.

Kritere Preferenciale

  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese të punës në grup;
  • Të ketë eksperiencë pune të ngjashme brenda sistemit arsimor dhe jo më pak se 5 (pesë) vite pune;
  • Të ketë përfunduar studimet universitare në nivelin “Master Shkencor”;
  • Preferohet gjuha angleze.

Dokumentacioni i Kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, pranë UMT-së, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së paketës Microsoft Office;
  • Kopje e noteruar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015
  • Çdo dokumentacon tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Referenca që provojnë vlerësimet pozitive;
  • Vërtetim i Gjendjes gjygjësore (Dëshmi Penaliteti) të marrë brenda (tre muajve të fundit);
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.