• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST I NJËSISË SË AUDITIMIT TË BRENDSHËM”, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Burime Njerezore (HR)Tiranë2 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 79 “Punësimi i personelit administrativ”, në Statutin e UMT- së, në nenin 62 të Rregullores së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit të Administrimit të UMT-së nr. 63, datë 08.10.2021, “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrative të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, i ndryshuar, me Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 26, datë 18.04.2024 Për “Disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 63, datë 08.10.2021 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në Urdhrin e Administratorit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë me nr. 90, datë 30.04.2024“Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës “Specialist i Njësisë së Auditimit të Brendshëm”, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë” shpall konkursin për vend të lirë pune, si më poshtë:

Përshkrimi Përgjithësues i Punës

  • Ushtron veprimtarinë në përputhje me parashikimet e Ligjit nr. 114/2015“Për auditimin e brendshëm në sektorin publik” i ndryshuar, Vendimin 345, datë 01.06.2004 “Për miratimin e procedurave të auditimit”, Kodit të Etikës dhe Kartës së Auditimit të Brendshëm Publik;
  • Kontrollon menaxhimin dhe përdorimin me efektivitet të fondeve dhe përmirësimin e veprimtarisë të UMT-së dhe njësive shpenzuese;
  • Kryen auditime të përgjithshme për politikat dhe procedurat, kryen analiza sipas orientimeve;
  • Përgatit raportet për auditimet e

Kritere Të Përgjithshme

Kandidatët për pozicionin e punës “Specialist i Njësisë së Auditimit të Brendshëm” në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë kriteret dhe të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  • Të kenë diplomë të arsimit të lartë të ciklit të dytë të studimeve në shkencat ekonomike, juridike dhe disiplina tjera, sipas nevojave të sektorit që auditohet;
  • Audituesi i Brendshëm duhet të ketë përvojë pune jo më pak se 3 vjet në profesion dhe të jetë i certifikuar si “Auditues i Brendshëm në sektorin publik”;
  • Nëpunësi civil ose punonjësi që punësohet në njësinë e auditimit të brendshëm dhe që nuk zotëron certifikatën si auditues i brendshëm, gjatë 3 vjetëve të parë punon nën mbikëqyrjen e drejtuesit të njësisë se Auditimit të Brendshëm ose të një audituesi të brendshëm të certifikuar dhe me eksperiencë. Brenda kësaj periudhe, ky punonjës i nënshtrohet detyrimisht procedurës së certifikimit si “auditues i brendshëm në sektorin publik”; Në rast se brenda këtij afati nëpunësi civil ose punonjësi nuk certifikohet si “Auditues i brendshëm në sektorin publik”, i ndërpriten marrëdhëniet e punës, të cilat konsiderohen që janë ndërprerë për shkak të këtij

Kushtet

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse:
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;

Dokumentacioni Që Duhet Të Paraqesin Kandidati/ët

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV), sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
  • Kopje e librezës së punës së noteruar (të gjitha faqet që vërtetojnë përvojën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji 138/2015;
  • Vërtetim i gjendjes gjygjësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit;
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Certifikatë / Dëshmi të noterizuar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;
  • Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj të noterizuar;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin, të inventarizuar në zyrën e Protokoll – Arkiv, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi Ligjin 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Njohuritë mbi Ligjin 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Njohuri mbi ligjin 114/2015, datë 22.10.2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”,
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtë për drejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel administrativ i miratuar nga Bordi i Administrimit i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, sipas Vendimit nr. 63, datë 08.10.2021 i publikuar në faqen zyrtare