• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST I BURIMEVE NJERËZORE”, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Burime Njerezore (HR)Tiranë3 muaj më parëFull Time

“Specialist i Burimeve Njerëzore”, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kritere Të Përgjithshme

Kandidatët për pozicionin e punës “Specialist i Burimeve Njerëzore”, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të ketë përfunduar Ciklin e Dytë të Studimeve Universitare, të nivelit Master Shkencor, apo të barasvlershme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë.
  • Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe të programit Microsoft Office;
  • Të zotëroj me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës si dhe të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një krimi, kundërvajtje penale apo vepre penale;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna si dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të ketë eksperiencë pune.

Dokumentacioni i Kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dosjen me procesverbal, listen e dokumentave të inventarizuar, pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë, dokumentat si më poshtë:

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) si rregull sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës, të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë (nëse ka eksperience pune);
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së paketës Microsoft Office;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit;
  • Formular vetëdeklarimi sipas formë së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Vërtetim nga punëdhënës aktual/i mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Referenca nga punëdhënës/epror direkt të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s ‘kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 (dhjetë) ditë pune me ditën e shpalljes në Buletinin e APP-së.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Nr. 7961 dt.12.07.1995 Kodi i Punës i RSH, i ndryshuar.
  • Njohuri mbi aktet ligjore e nënligjore të arsimit të lartë.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.