• Punët
• Rreth nesh
• Për punëdhënësit
• Punët
• Rreth nesh
• Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

• Gjej pune
• Punë në Shqipëri
• Punë në Kosovë

Per punedhenes

• Shpalljet e punes
• Profili i kompanise
• Employer Branding
• Na kontaktoni

Ligjore

• Imprint
• Politika e privatesise
• Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS, “PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË, LABORANTE NË DEPARTAMENTIN E FARMACISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dhe në urdhrin e Rektorit nr. 16 prot, datë 07.02.2023 shpall konkursin për pozicionin e punës, “Personel ndihmës akademik me kohë të plotë, Laborante në Departamentin e Farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë” në Universitetin e Mjekësisë.

Kritere Të Përgjithshme

Kandidatët konkurrentë për vendin e punës personel ndihmës akademik me kohë të plotë, Laborante në Departamentin e Farmacisë”, Fakulteti i Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë duhet të plotësojnë:

• Të ketë diplomë “Master i Shkencave” (ose ekuivalente në përputhje me aktet ligjore në fuqi) në Kimi, Biokimi ose Farmaci;
• Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 7 (mesatare aritmetike);
• Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht), preferohet gjuha angleze (me dëshmi);
• Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike (me Certifikatë ose Dëshmi);
• Të njohë dhe zbatojë kodin e etikës në punë (të jetë konfidenciale) dhe të jetë i gatshëm të punojë në grup (vetë deklarim);
• Të jetë i gatshëm të punojë në orare të ndryshme në varësi të orarit mësimor (vetë deklarim);
• Të ketë eksperience pune në fushën përkatëse (eksperience laboratorike në fushën e kimive);
• Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
• Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
• Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;

Dokumentacioni i Kërkuar

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

• Kërkesë me shkrim për aplikim;
• Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
• Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
• Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
• Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
• Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve bazë kompjuterike;
• Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
• Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve;
• Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore me fuqi;
• Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
• Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
• Formular vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”;
• Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
• Vetë deklarim sipas kriterit nr.5
• Vetë deklarim sipas kriterit nr.6

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s ’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Zyrën e Protokoll Arkivës, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune me datën e shpalljes në buletinin e APP-së

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

• Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
• Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

13 February, 2023 |

Previous

Deklaratë për shtyp

Next

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST I BURIMEVE NJERËZORE”, NË SEKTORIN E BURIMEVE NJERËZORE DHE PROTOKOLL – ARSHIVËS, PRANË DREJTORISË SË SHËRBIMEVE JURIDIKE DHE BURIMEVE NJERËZORE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË.