• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË, 1 (NJË) VEND NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISË, LËNDA MJEKËSI URGJENCE, PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë3 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 38, datë 09.04.2024, “Për miratimin e kritereve për personel akademik në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë” shpall konkursin për pozicionin e punës “Personel akademik” me kohë të plotë në Departamentin e Kirurgjisë, Lënda Mjekësi Urgjence, Fakulteti i Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Kritere Të Përgjithshme

Kandidatët konkurrentë për pozicionin e punës “Personel Akademik” me kohë të plotë, 1 (një) vend në Departamentin e Kirurgjisë, Lënda Mjekësi Urgjence, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë :

  • Të jetë diplomuar në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i shkencave në Mjekësinë e Përgjithshme”, studime universitare brenda ose jashtë vendit me notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur.
  • Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Italisht, Gjermanisht, Spanjisht)
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  • Të ketë lishencë për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë.
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

Kritere Specifike

  • Të zotërojë diplomë specializimi në Mjekësinë e Urgjencës apo në specialitetet e lidhura me të (Mjekësi Interne, Anestezi -Reanimacion, Kirurgji apo ndonjë specialitet tjetër klinik, ose licensë nga Urdhri i Mjekut si Mjek Urgjence.
  • Të ketë eksperiencë pune si mjek të paktën 5 vite në Urgjencë.
  • Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në lëndën e Mjekësisë së Urgjencës.
  • Të ketë kualifikime apo specializime ndërkombëtare në fushën e Mjekësisë së Urgjencës.

Kritere Preferenciale

  • Preferohen kandidatë me diplomë specializimi “Specialist Mjek Urgjence” me notë mesatare mbi 9 (nëntë).
  • Preferohen kandidatë që kanë marrë pjesë në veprimtari kërkimore dhe/ose aktivitete shkencore.
  • Preferohen kandidatë që kanë titull akademik, gradë shkencore, ose të jetë në proces doktorature.
  • Preferohen kandidatë që të kenë eksperiencë pune në struktura mjekësore universitare.
  • Preferohen kandidatë që të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Preferohen kandidatë me 2 ose me më shumë gjuhë të huaja.

Kandidatët Konkurrentë Duhet Të Paraqesin Këtë Dokumentacion

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent (MASR) ose vërtetim që janë në proces njohje.
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton punësimin si pedagog i jashtëm, trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve;
  • Referenca nga punëdhënësit e mëparshëm;
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti) të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit;

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, s’jell skualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund t’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në zyrën e Protokollit të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare

15 April, 2024 |