• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

Njoftim për pozicionin e punës, “Personel Akademik” (kategoria “Lektor”) për lëndën “Shëndet Publik” në Departamentin e Shëndetit Publik, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

University of Medicine, Tirana
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, “Personel Akademik” (kategoria “Lektor”) për lëndën “Shëndet Publik” në Departamentin e Shëndetit Publik, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kritere Të Përgjithshme

Kandidatët konkurrentë për vendin e punës për “Personel Akademik” (katekoria “Lektor”) për lëndën “Shëndet Publik” në Departamentin e Shëndetit Publik, në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme” Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të jetë bërë njohja nga organi kompetent.
  • Të ketë gradën shkencore “Doktor” në fushën e Shëndetit Publik.
  • Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare ≥8.0.
  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur.
  • Të zotëroj me dëshmi, të paktën një nga pesë gjuhët e huaj të Bashkimit Europian (Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
  • Të ketë zotësi të plotë përtë vepruar.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse.
  • Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;

Kritere specifike

  • Të ketë të paktën 8 vjet eksperiencë pune.
  • Të ketë qenë titular i lëndës/modulit në lëndën “Shëndet Publik”
  • Të ketë ekperiencë në Institucionet e Arsimit të Lartë si drejtues i projekteve shkencore në fushën e Shëndetit Publik.
  • Të jetë pedagog i jashtëm pranë Departamentit të Shëndetit Publik, Fakulteti i Mjekësisë.
  • Të ketë diplomë Master në Menaxhimin Shëndetësor pranë Departamentit të Shëndetit Publik, Fakulteti i Mjekësisë.
  • Të ketë ekperiencë në mësimëdhënie në universitetet e BE-së në profilin e Shëndetit Publik.

Kritere Preferenciale

  • Të ketë ekperiencë pune në institucionet e Arsimit të Lartë.
  • Të ketë ekperiencë pune në institucionet shëndetësore.
  • Të jetë autor i parë në të paktën një artikull shkencor në revista me faktor impakti të indeksuara në “Journal Citation Reports” (Clarivate Analytics).
  • Të ketë kryer kurse dhe trajnime ndërkombëtare.
  • Të ketë ekperiencë shkencore në konferenca në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e shëndetit publik.
  • Të ketë ekperiencë në konsulenca dhe ekspertizë në projekte ndërkombëtare me fokus shëndetin.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

Kandidatët Konkurrentë Duhet Të Paraqesin Këtë Dokumentacion

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje;
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  • Kopje e noterizuar e dëshmis së njohjes së gjuhës së huaj
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike;
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj dhe në mbështetje të kritereve ;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015”
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, në zyrën e Protokollit të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune me datën e shpalljes në buletinin e APP-së

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën

12 April, 2021 |

Previous

KRITERET E PUNËSIMIT PËR NJË VEND PUNE PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV, "SPECIALIST I PROTOKOLL­ ARKIVËS " NË SEKTORIN E BURIMEVE NJERËZORE DHE PROTOKOLL-ARKIVËS, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Next

Njoftim për 1 (një) vend pune në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.