• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

Njoftim për pozicionin e punës personel administrativ “Specialist” në Njësinë e Auditimit të Brendshëm, Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”

University of Medicine, Tirana
Apliko
Siguri & Sherbime PublikeTiranë2 javë më parëFull Time

Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Statutin Dhe Rregulloren e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr. 63, Datë 08.10.2021 “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrative Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, i Ndryshuar, Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr. 26, Datë 18.04.2024 Për “Disa Shtesa Dhe Ndryshime Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr. 63, Datë 08.10.2021 “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë” Si Dhe Në Urdhrin e Administratorit Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Me Nr. 64, Datë 08.04.2026 “Për Fillimin e Procedurës Së Punësimit Për Pozicionin e Punës Personel Administrativ “Specialist” Në Njësinë e Auditimit Të Brendshëm, Universitetin e Mjekësisë, Tiranë” Shpallet Konkursi Për 1 (një) Vend Të Lirë Pune, Si Më Poshtë

  • Përshkrimi përgjithësues i punës:
  • Ushtron veprimtarinë në përputhje me parashikimet e Ligjit nr. 114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik” i ndryshuar, Vendimin nr. 345, datë 01.06.2004 “Për miratimin e procedurave të auditimit, Kodit të Etikës dhe Kartës së Auditimit të Brendshëm Publik”;
  • Kontrollon menaxhimin dhe përdorimin me efektivitet të fondeve dhe përmirësimin e veprimtarisë të UMT-së dhe njësive shpenzuese;
  • Kryen auditime të përgjithshme për politikat dhe procedurat, kryen analiza sipas orientimeve;
  • Përgatit raportet për auditimet e kryera.
  • Kushtet dhe kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:
  • Të jetë shtetas shqiptar me ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilën konkurron;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  • Të ketë diplomë të arsimit të lartë të ciklit të dytë të studimeve në shkencat ekonomike, juridike dhe disiplina të tjera, sipas nevojave të sektorit që auditohet;
  • Audituesi i Brendshëm duhet të ketë përvojë pune jo më pak se 3 vjet në profesion dhe të jetë i certifikuar si “Auditues i brendshëm në sektorin publik”;
  • Nëpunësi civil ose punonjësi që punësohet në njësinë e auditimit të brendshëm dhe që nuk zotëron certifikatën si auditues i brendshëm, gjatë 3 vjetëve të parë punon nën mbikëqyrjen e drejtuesit të njësisë së Auditimit të Brendshëm ose të një audituesi të brendshëm të certifikuar dhe me eksperiencë. Brenda kësaj periudhe, ky punonjës i nënshtrohet detyrimisht procedurës së certifikimit si “Auditues i brendshëm në sektorin publik”; Në rast se brenda këtij afati nëpunësi civil ose punonjësi nuk certifikohet si “Auditues i brendshëm në sektorin publik”, i ndërpriten marrëdhëniet e punës, të cilat konsiderohen që janë ndërprerë për shkak të këtij ligji;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës.
  • Dokumentacioni i kërkuar:
  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për ciklet përkatëse të studimit);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundi nga data e aplikimit;
  • Formular vetëdeklarimi kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim nga punëdhënësi i fundit në kohë, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar;
  • Certifikatë/Dëshmi të noterizuar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;
  • Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njehsuar me origjinalin (të inventarizuar), pranë zyrës së Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).

Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuara më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.

Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.

  • Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 114/2015, datë 22.10.2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e auditimit;
  • Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

15 April, 2026 |