• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

Njoftim për pozicionin e punës personel administrativ “Punonjës Mirëmbajtje” në Sektorin e Shërbimeve dhe Investimeve, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”

University of Medicine, Tirana
Pastrim & MirembajtjeTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë; Statutin Dhe Rregulloren e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr. 63, Datë 08.10.2021 “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të UMT-së”, i Ndryshuarsi Dhe Në Urdhrin e Administratorit Të UMT-së Nr. 65, Datë 08.04.2026 “Për Fillimin e Procedurës Së Punësimit Për Pozicionin e Punës Personel Administrativ “Punonjës Mirëmbajtje” Në Sektorin e Shërbimeve Dhe Investimeve, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, Shpallet Konkursi Për 1 (një) Vend Të Lirë Pune “Punonjës Mirëmbajtje” Në Sektorin e Shërbimeve Dhe Investimeve, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, UMT, Si Më Poshtë

  • Përshkrimi përgjithësues i punës:
  • Merren me mirëmbajtjen e Institucionit dhe kryen rregullime të tavolinave, dritareve, vendosje brava, xhama, rregullime të ndryshme mekanike, hidraulike, çbllokim banjo;
  • Përgjigjet në kohë, kryen dhe ndihmon në lëvizjen e materialeve brenda institucionit;
  • Për problematikat gjatë punës koordinon me teknikun e specialiteteve të ndryshme dhe një nga specialistët e Sektorit të Shërbimeve dhe Investimeve.
  • Kushtet dhe kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:
  • Të jetë shtetas shqiptar me ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilën konkurron;
  • Të kenë përfunduar studimet e ciklit tetë / nëntë vjeçar ose të mesme
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij/saj të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore, për largimin nga detyra dhe që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës.
  • Dokumentacioni i kërkuar:
  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për ciklet përkatëse të studimit);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit;
  • Formular vetëdeklarimi kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim nga punëdhënësi i fundit në kohë, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njehsuar me origjinalin (të inventarizuar), pranë zyrës së Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).

Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuara më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.

Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.

  • Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.