• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS PERSONEL ADMINISTRATIV “MAGAZINIER”, PRANË FAKULTETIT TË SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Biznes & MenaxhimTiranë1 muaj më parëFull Time

Përshkrimi Përgjithësues i Punës

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit të Administrimit të UMT-së Nr. 63, datë 08.10.2021* “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, *si dhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së nr. 152, datë 25.09.2025 “*Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel administrativ *“Magazinier”, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë” shpallet konkursi për 1(një) vend të lirë pune “*Magazinier”, *në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si më poshtë :

  • Bën sistemimin e magazinës sipas artikujve dhe kushton kujdes për ajrosjen e materialeve dhe mirëmbajtjen e tyre.
  • Mban kartelat e magazinës sipas artikujve dhe i rakordon ato me Specialisten e Financës një herë në tre muaj.
  • Furnizon administratën dhe departamentet sipas urdhërit të dorëzimit nga Përgjegjësi i Financës.
  • Përgatit Fletë-Daljen me gjithë artikujt sipas urdhrit të përgjegjësit të financës dhe e firmos atë sëbashku me marrësin në dorëzim.
  • Paraqet kërkesën për materiale që mungojnë në magazinë.
  • Magazinieri pret Fletë-Hyrje për materialet që vijnë nga furnitorët (Rektorati) etj., pasi të mbahet procesverbali i marrjes në dorëzim nga Komisioni përkatës.
  • Verifikon materialet e ardhura sipas faturës së furnitorit përkatës.

Kushtet dhe kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:

  • Të ketë përfunduar studimet e mesme;
  • Të zotëroj afësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme në punë;

Dokumentacioni i Kërkuar

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për ciklet përkatëse të studimit);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit;
  • Formular vetëdeklarimi kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim nga punëdhënësi i fundit në kohë, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;

Mënyra e Vlerësimit

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.