• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “PËRGJEGJËS/DREJTUES I NJËSISË SË AUDITIMIT TË BRENDSHËM” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Burime Njerezore (HR)Tiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Të UMT-së Nr. 19, Datë 09.03.2022, “Për Fillimin e Procedurave Për Plotësimin e Vendit Vakant “Përgjegjës” Në Njësinë e Auditit, Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Të UMT-së Nr. 63, Datë 08.10.2021, “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Admninistrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Si Dhe Në Urdhërin e Përbashkët Të Rektorit Dhe Administratorit Nr.40, Datë 30.03.2022, Shpall Konkursin Për Vend Të Lirë Pune, Si Më Poshtë

Për 1(një) vend në pozicionin e punës “Përgjegjës/Drejtues i Njësisë së Auditimit të Brendshëm” në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Kritere Të Përgjithshme

Kandidatët për pozicionin e punës “Përgjegjës/Drejtues i Njësisë së Auditimit të Brendshëm” në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë kriteret dhe të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkencat Ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  • Të jetë i çertifikuar si “Auditues i Brendshëm” dhe të ketë përvojë pune 5 vjet si auditues i brendshëm ose i jashtëm;

Kushtet

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht,Frëngjisht,Spanjisht, Italisht,Gjermanisht);

Dokumentacioni Që Duhet Të Paraqesin Kandidati/ët

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV), sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
  • Kopje e librezës së punës së noteruar (të gjitha faqet që vërtetojnë përvojën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  • Vërtetim i gjendjes gjygjësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit;
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
  • Dëshmi, “Auditues i Brendshëm në Sektorin Puplik” të noteruar;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet,arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

  • Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsh kandidatit, pasi bëhet pjesë e arkivës së*

Institucionit.

Dorëzimi i Dokumentacionit Dhe Afati i Dorëzimit

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, të inventarizuar, në Zyrën e Protokoll-Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, në adresën: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005 – Tiranë, Shqipëri;

Afati i dorëzimit i dokumentacionit është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike që nga dita e Shpalljes së njoftimit, në Buletinin e Agjensisë së Prokurimit Publik.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Per arsimin e larte dhe kerkimin shkencor ne IAL ne RSH”
  • Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 114/2015, datë 22.10.2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, i ndryshuar;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e auditimit.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

4 April, 2022 |