• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS 1(NJË) VEND “KRYETAR I DEGËS SË FINANCËS”, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.

University of Medicine, Tirana
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranë1 muaj më parëFull Time

Kandidatët për pozicionin e punës 1(një) vend “Kryetar i Degës së Financës”, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Përshkrimi i Përgjithshëm i Punës

  • Kryetari i degës është përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e punës në Degën e Financës.
  • Koordinon punën vertikalisht me strukturat që ka në varësi: specialist dhe raporton rregullisht te Administratori i Njësisë Kryesore.
  • Kryen rolin e nëpunësit zbatues.
  • Ndjek gjithë veprimet financiare që lidhen me shpenzimet për veprimtarinë e njësisë dhe bën mbylljen e bilancit vjetor;
  • Merr pjesë në hartimin e buxhetit vjetor, në bashkëpunim me strukturat e tjera të njësisë.
  • Merr pjesë në përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm në zbatim të kërkesave të ligjit dhe institucioneve përkatese.
  • Ndjek gjithë veprimet financiare që lidhen me të ardhurat e njësisë dhe raporton për realizimin e tyre.
  • Ndjek shpenzimet e buxhetit dhe të fondeve të tjera që disponon njësia, rakordon çdo muaj situacionin e shpenzimeve ekonomike, si dhe propozon, rialokime të planit buxhetor.
  • Përgatit analiza periodike dhe vjetore për realizimin e treguesve ekonomik dhe financiarë.
  • Raporton çdo muaj në formë elektronike dhe shkresore në UMT dhe jashtë radhe për të gjitha të dhënat qe kërkohen.
  • Është përgjegjës për mbajtjen e librave të llogarisë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Është përgjegjës dhe përgatit të gjithë materialet e nevojshme për kryerjen inventareve të përgjithshme dhe periodike për njësinë kryesore.
  • Koordinon aktivitetin e punës midis specialistëve, cakton detyra dhe ndjek e kontrollon zbatimin e tyre;
  • Regjistron të gjitha kontratat e lidhura ndërmjet Njësisë dhe operatorëve ekonomik.
  • Ndjek likuidimin e tyre;
  • Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.

Kritere Të Përgjithshme

Kërkesat e Përgjithshme, që duhet të plotësojnë kandidatët për punësim si personel administrativ në Fakultetin e Mjekësisë, UMT janë:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike. Edhe diploma e “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  • Të ketë mbi 3 (tre) vite eksperiencë pune në profesion;
  • Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  • Njohuri të gjuhës së huaj anglisht, dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;

Kushtet

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit dhe ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga puna;
  • Përbën avantazh për këto pozicion aftësia në komunikim, aftësia organizative dhe menaxheriale, aftësia për të punuar në grup.

Kërkesat e Përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:

  • Të jetë shtetas shqipëtar;
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesave të tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur.

Dokumentacioni i Kërkuar

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit);
  • Kopje e noteruar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore(Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).
  • Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
  • Çertifikatë/Dëshmi të noteruar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;
  • Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.

  • Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.*

Kandidatët e inrteresuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar original ose të njehsuar me origjinalin brenda 15 ditëve nga shpallja e njftimit, të inventarizuar , (listë inventari) pranë Zyrës së Sekretarisë së Protokoll – Arkivës, në Universitetitn eMjekësisë, Tiranë. (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).

  • *Afati i dorëzimi të dokumentacionit është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike që nga

dita e shpalljes në Buletinin e APP-së.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëlpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi munbd të dërgohet e-mail në adresën .

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9936, datë 26.6.2006, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave financiare e administrative.
  • Njohuri mbi ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Mënyra e Vlerësimit

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

19 September, 2022 |