
Kandidatët për pozicionin e punës 1 (një) vend vakant “Sanitare”, personel administrativ me kohë të plotë dhe kontratë me afat të pacaktuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere
Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 63, datë 08.10.2021 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, i ndryshuar, si dhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së nr. 72, datë 27.03.2024 “Për fillimin e procedurës së punësimit për 1 (një) vend vakant në pozicionin e punës “Sanitare”, personel administrativ me kohë të plotë dhe kontratë me afat të pacaktuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune si më poshtë:
Përshkrimi Përgjithësues i Punës
Kritere
Kërkesat e përgjithshme, që duhet të plotësojnë kandidatët për 1 (një) vend vakant në pozicionin e punës “Sanitare”, personel administrativ me kohë të plotë dhe kontratë me afat të pacaktuar, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, janë si më poshtë:
Kushtet
Dokumentacioni i Kërkuar
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin, të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike, që nga dita e shpalljes së njoftimit në Buletinin e APP-së.
Mënyra e Vlerësimit
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel administrativ i miratuar nga Bordi i Administrimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, sipas Vendimit nr. 63, datë 08.10.2021, i ndryshuar, i publikuar në faqen zyrtare ëëë.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën