• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS 1 (NJË) VEND “SPECIALIST PROKURIMESH”, PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Të UMT-së Nr. 63, Datë 08.10.2021, “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Si Dhe Në Urdhërin e Administratorit Të UMT-së Nr. 54 Prot., Datë 21.04.2021 “Për Fillimin e Procedurës Së Punësimit Për Pozicionin e Punës 1(një) Vend Vakant “Specialist Prokurimesh” Në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Shpall Konkursin Për Vend Të Lirë Pune Si Më Poshtë

Kandidatët për pozicionin e punës 1 (një) vend “Specialist Prokurimesh”, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

Përshkrimi Përgjithësues i Punës

  • Mbajtja e përgjegjësisë për respektimin e të gjitha rregullave dhe të afateve të caktuara në aktet ligjore e nënligjore për prokurimin publik, për saktësinë dhe bazueshmërinë ligjore të të gjitha akteve që dalin, duke u mbështetur në legjislacionin përkatës.
  • Përgatitja e dokumentave të nevojshme, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit, për zbatimin e procedurave të prokurimit sipas kërkesave të parashikuara në ligj;
  • Shqyrtimi, trajtimi dhe kthimi i përgjigjeve, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të komisionit, të të gjitha ankesave dhe sqarimeve që kanë të bëjnë me sasinë, grafikun e lëvrimit dhe specifikimet teknike të pasqyruara në Dokumentet Standarde të Tenderit, përpara hapjes së procedures nga UMT-ë për procedurat e përqëndruara.
  • Anëtar i komisioneve të ndryshme të krijuara për një procedurë prokurimit (Anëtar i Komisionit për përcaktimin e fondit limit, i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, i Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, i Komisionit të marrjes në dorëzim etj.) sipas rasteve
  • Merr pjesë gjithë procesin për përcaktimin e kritereve ligjore për lidhjen e kontratave me operatorët fitues.
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga epërorët.
  • Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.

Kritere

Kërkesat e përgjithshme, që duhet të plotësojnë kandidatët për punësim si personel administrativ në UMT janë:

  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Mastër Profesional” ose “Bachelor” në Shkencat Ekonomike/Juridike/Inxhinjerike.
  • Të ketë mbi 1 vit eksperiencë pune në profesion;
  • Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  • Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër.

Kushtet

  • Te kete zotesi te plote per të vepruar;
  • Te jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Te mos jetë denuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra, që nuk është shuar sipas ligjit
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme per nivelin e arsimit, pervojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasen, grupin dhe pozicionin përkatës;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të zotërojë gjuhen shqipe, të shkruar dhe të folur.

Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Këto Dokumente

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
  • Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vëretojnë përvojën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
  • Certifikate/ Dëshmi që vërtetojnë njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
  • Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit.

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Per arsimin e larte dhe kerkimin shkencor ne IAL ne RSH”
  • Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, ndryshuar me ligjin ligjin Nr. 47/2017 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave financiare e administrative.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel administrativ i miratuar nga Bordi i Administrimit i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, sipas Vendimit nr.63, datë 08.10.2021 i publikuar në faqen zyrtare

26 April, 2022 |