• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR POZICIONET E PUNËS PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË NË DEPARTAMENTIN E NEUROSHKENCËS, LËNDA NEUROLOGJI DHE NEUROKIRURGJI, FAKULTETI I MJEKËSISË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 37, datë 08.03.2023, shpall konkursin për pozicionet e punës personel akademik me kohë të plotë në Departamentin e Neuroshkencës, Lënda Neurologji dhe Neurokirurgji, Fakulteti i Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Kritere Të Përgjithshme

Kandidatët konkurrentë për pozicionet e punës personel akademik me kohë të plotë në Departamentin e Neuroshkencës, Lënda Neurologji dhe Neurokirurgji, Fakulteti i Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë,duhet të plotësojnë:

  • Të jetë diplomuar në Master shkencor në Mjekësi e Përgjithshme;
  • Të jetë diplomuar si mjek specialist në Neurologji;
  • Të zotëroj licencë për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhëri i Mjekëve të Shqipërisë;
  • Të ket përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8 (tetë);
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të zotërojë me dëshmi, të paktën një nga pesë gjuhët e huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
  • Të ketë të paktën 10vite eksperiencë si mjek specialist në Spitalet Universitare;
  • Të ketë gradën Doktor;
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;

Kritere Preferenciale

  • Të ketë titullin shkencor “Profesor” ose “Profesor i asociuar”;
  • Të ketë të paktën 10 vite eksperiencë në mësimdhënie;
  • Të ketë trajnime pasuniversitare ose trajnime në kuadrin e edukimit në vazhdim në fushën e Neuroshkencës;
  • Të ketë aftësi komunikimi dhe pune në grup;
  • Të ketë pjesëmarrje aktive në aktivitete shkencore dhe/ose projekte shkencore të fushës së Neuroshkencës;
  • Të ketë publikime shkencore në revista shkencore në fushën e Neuroshkencës;

Kandidatët Konkurrentë Duhet Të Paraqesin Këtë Dokumentacion

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohje;
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj ;
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Të paktën dy referenca, nga të cilat të paktën njëra të jetë nga Profesor i fakultetit ku është diplomuar;
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj dhe në mbështetje të kritereve ;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve;
  • Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015”;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, s’jell skualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund t’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në zyrën e Protokollit të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune me datën e shpalljes në buletinin e APP-së

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare