• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR POZICIONET E PUNËS 5 (PESË) VENDE VAKANTE “SANITAR” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Pastrim & MirembajtjeTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Të UMT-së Nr. 63, Datë 08.10.2021, “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Si Dhe Në Urdhërin e Administratorit Të UMT-së Nr. 55 Prot., Datë 21.04.2021 “Për Fillimin e Procedurës Së Punësimit Për Pozicionet e Punës 5(pesë) Vende Vakante “Sanitar” Në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Shpall Konkursin Për 5 (pesë) Vende Të Lira Pune Si Më Poshtë

Kandidatët për pozicionet e punës 5 (pesë) vende vakante “Sanitar” në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë;

Përshkrimi Përgjithësues i Punës

  • Pastron dhe mirëmban nga ana higjienike siperfaqen e zyrave, korridoreve, shkallëve dhe oborrit të godinave të njësise kryesore;
  • Kontrollon në vazhdimësi arnbientet e zyrave gjatë orarit të punës;
  • Mban të gjitha pajisjet e pastrimit dhe materialet në gjendje pune të sigurt dhe sanitare;
  • Për problematikat gjatë punës koordinon me një nga Specialistët e Sherbimeve;
  • Perveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastësore sipas nevojave të Institucionit;

Kërkesat e Përgjithshme, Që Duhet Të Plotësojnë Kandidatët Për Punësim Si Personel Administrativ Në UMT Janë

Kritere

Të ketë përfunduar studimet e ciklit tetë/nëntë vjecar, ose të mesme.

Kushtet

  • Te ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë denuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme per nivelin e arsimit, pervojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasen, grupin dhe pozicionin përkatës;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të zotërojë gjuhen shqipe, të shkruar dhe të folur

Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Këto Dokumente

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noteruar e Deftesë, (diplomës/diplomave), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
  • Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vëretojnë përvojën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë, nëse ka punuar;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit.

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: ështe 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes në Buletinin e APP-së.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta në lidhje me pozicionin e punës.

26 April, 2022 |

Previous

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS 1 (NJË) VEND “SPECIALIST PROKURIMESH”, PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Next

NJOFTIM PËR 2 (DY) VENDE NË POZICIONIN “SPECIALIST BUXHETI”, ME KOHË TË PLOTË NË DREJTORINË EKONOMIKE TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË”