• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË, PRANË DEPARTAMENTIT TË TERAPISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, UMT-SË TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë2 javë më parëFull Time

Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. ­­­174 datë 16.11.2023 “Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel akademik me kohë të plotë në Fakultetin e Mjekësisë Dentare” shpall konkursin për pozicionin e punës “Pedagog” me kohë të plotë në Departamentin e Terapisë Stomatologjike, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kritere Të Përgjithshme

Kandidatët për “Personel Akademik” me kohë të plotë, pranë Departamentit të Terapisë, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, UMT-së Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që lejojnë kryejen e detyrës;
  • Të mos jetë i dënuar nga Gjykata me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
  • Të jetë diplomuar në “Master i Shkencave në Stomatologji” ose ekuivalent me
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore e largimit nga puna;

Kritere Specifike

  • Kandidati të ketë mbaruar studimet universitare për stomatologji me notë mesatare > 9;
  • Të ketë nivel të njohjes së gjuhës së huaj së paku B2 (preferohet gjuha angleze);
  • Të ketë fituar gradën shkencore “Doktor” në fushën e Dentistri Konservative, Endodonti;
  • Të ketë mbi 5 (pesë) vjet experience në mësimdhënie;
  • Të ketë mbi 10 vjet experiencë pune klinike;
  • Të ketë license profesionale të ushtrimit të profesionit;
  • Të ketë aktivitet të pasur kërkimor shkencor dhe pjesëmarrje aktive në veprimtari kërkimore shkencore në fushën Dentistri Konservative, Endodonti;

Dokumentacioni i Kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e

Mjekësisë Dentare, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  • Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent (MASR) ose vërtetim që janë në proces njohje.
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop etj.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton punësimin si pedagog i jashtëm, trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Të paktën dy referenca nga profesorë të Fakultetit dhe/ose referenca nga punëdhënës të mëparshëm;
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti) të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.