• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME (PEDAGOGË TË JASHTËM) PËR VITIN AKADEMIK 2022-2023

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë1 javë më parëFull Time

Bazuar Në Nenin 3, 57 Pika 2 e Nenet Në Vijim Të Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Në Nenin 5, 59 Pika 4, 61 Pika 1,63 e Vijues Të Statutit Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë (UMT), Në Urdhrin e Rektorit Të UMT-së Nr. 89, Datë 06.09.2022 “Për Punësimin e Personelit Akademik Me Kohë Të Pjesshme, Për Vitin Akademik 2022-2023, Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, Si Dhe Në Shkresën e Fakultetit Të Mjekësisë Nr. 1783/91 Prot., Datë 27.10.2022, Protokolluar Me Tonën Nr. 2448/24 Prot., Datë 27.10.2022 “Dërgohen Vendet Vakante Të Stafit Akademik Me Kohë Të Pjesshme”, të Departamenteve Të Fakultetit Të Mjekësisë Dhe Të Moduleve Të Dekanatit*,* në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, shpall thirrjen Publike Për Të Gjithë Të Interesuarit Që Duan Të Konkurrojnë Për Personel Akademik Me Kohë Të Pjesshme (Pedagogë Të Jashtëm) Për Vitin Akademik 2022-2023, Për Vendet Vakante Si Më Poshtë:

  • DEPARTAMENTI I MORFOLOGJISË

Lënda:

Histologji -Embriologji 1 (një) vend

  • DEPARTAMENTI I ANATOMISË PATOLOGJIKE

DHE MJEKËSISË LIGJORE

Lënda:

Mjekësi ligjore 5 (pesë) vende

  • DEPARTAMENTI I PEDIATRISË

Lënda:

Pediatri 4 (katër) vende

  • MODULET E DEKANATIT

Lëndët:

  • Sociologji 1 (një) vend
  • Komunikim Mjekësor 2 (dy) vende
  • Gjuhë Latine 2 (dy) vende
  • Gjuhë e Huaj 2 (dy) vende
  • Edukim Fizik 1 (një) vend
  • Kimi Inorganike 3 (tri) vende
  • Kimi Organike 2 (dy) vende
  • Biologji 5 (pesë) vende
  • Fizikë/Biofizikë 3 (tri) vende
  • Informatikë 1(një) vend
  • DEPARTAMENTI I LABORATORËVE

Lënda:

  • Mikrobiologji 2 (dy) vende
  • DEPARTAMENTI I KIRURGJISË

Lëndët:

  • Kirurgji e Përgjithshme nr.1 2 (dy) vende
  • Anestezi -Reanimacion 3 (tri) vende
  • Ortopedi-Traumatologji 4 (katër) vende
  • Mjekësi Urgjence 11 (njëmbëdhjetë) vende
  • Toksikologji 1 (një) vend
  • Urologji 1(një) vend
  • DEPARTAMENTI I SHËNDETIT PUBLIK

Lëndët:

  • Shëndet Mjedisor 3 (tri) vende
  • Marketing Social 1 (një) vend
  • Hyrje në Shëndet Publik 1 (një) vend
  • Epidemiologji 1(një) vend
  • Treguesit statistikore dhe Metodat Statistikore të Avancuara 1 (një) vend
  • Legjislacion Shëndetësor 1 (një) vend
  • Adiktologji 1 (një) vend
  • Paketë Statistikore 1 (një) vend

Kandidatët aplikantë duhet të plotësojnë këto kritere:

Kriteret e Përgjithshme:

  • Të jetë diplomuar në programe të integruara ose Master Shkencor në degën përkatëse;
  • Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8 (tetë);
  • Të zotërojë me dëshmi një nga pesë gjuhët e huaja të Bashkimit Evropian (Anglisht, Gjermanisht, Frëngjisht, Italisht, Spanjisht);
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.

Kriteret Preferenciale:

  • Të ketë cikël të tretë studimi në fushën përkatëse (Specializim afatgjatë/Doktoraturë);
  • Të ketë eksperiencë pune në specialitetin përkatës;
  • Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në fushën përkatëse;
  • Të ketë publikime në revista shkencore, konferenca ose pjesëmarrje në kërkim shkencor;
  • Të zotërojë aftësi profesionale për vendin e punës.

Dokumentacioni që do të dorëzohet nga personeli akademik me kohë të pjesshme:

  • Kërkesë me shkrim drejtuar njësisë bazë ku do të konkurrojë/ kandidojë;
  • Curriculum Vitae e detajuar me të gjithë aktivitetin shkencor dhe botues të kandidatit;
  • Leje nga punëdhënësi në organizatën ose institucionin ku punon;
  • Dokument identifikimi;
  • Fotokopje të noteruara të diplomës dhe listë së notave të të gjitha programeve të studimit (Bachelor, Master Shkencor, Program të Ciklit të Tretë të Studimeve (Specializim Afatgjatë në Fushën e Mjekësisë /Doktoraturë);
  • Fotokopje të noteruara të vërtetimit të ekuivalentimit të diplomës nga MAS, si diplomë, listë notash si dhe njohje të gradave për kandidatët që kanë studiuar jashtë shtetit;
  • Kopje të noteruara të dëshmive të gjuhëve të huaja të mbrojtura (e detyrueshme të paktën një);
  • Kopje të noteruar të librezës së punës;
  • Vërtetim page, shoqëruar me derdhjen e sigurimeve shoqërore nga qendra e punës;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Dy referenca nga të cilat të paktën njëra të jetë nga një profesor i fakultetit që është diplomuar (dorëzohet vetëm nëse kandidati aplikon për herë të parë).

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 5 (pesë) ditë pune nga data e shpalljes në Faqet zyrtare të UMED-it dhe të Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Dokumentacioni do të dorëzohet pranë Zyrës së Protokoll-Arkivës në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

MËNYRA E VLERËSIMIT:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtë për drejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e arsimit të lartë, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, etj.

31 October, 2022 |

Previous

NJOFTIM PËR PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË, LABORANTE MËSIMORE, NË SHËRBIMIN E MIKROBIOLOGJISË,” NË DEPARTAMENTIN E LABORATORËVE, FAKULTETI I MJEKËSISË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Next

PUBLIKOHET UDHËZIMI NR.2, DATË 02.11.2022 I REKTORIT TË UMT