• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME (PEDAGOGË TË JASHTËM) NË FAKULTETIN E MJEKËSISË TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, PËR VITIN AKADEMIK 2023-2024

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë3 muaj më parëFull Time

Bazuar në nenin 3, 57 pika 2 e nenet në vijim të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 5, 59 pika 4, 61 pika 1, 63 e vijues të Statutit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT), në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr. 155, datë 18.10.2023 “Për miratimin e kritereve për punësimin e personelit akademik me kohë të pjesshme, për vitin akademik 2023-2024, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në shkresën e Fakultetit të Mjekësisë nr. 2345/141 prot., datë 14.12.2023, protokolluar me tonën nr. 3751 prot., datë 14.12.2023 “Dërgohen për publikim vendet vakante të personelit akademik me kohë të pjesshme të vitit akademik 2023-2024”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall thirrjen publike për të gjithë të interesuarit që duan të konkurrojnë për personel akademik me kohë të pjesshme (Pedagogë të jashtëm) për vitin akademik 2023-2024, për vendet vakante si më poshtë :

  • Anatomi Patologjike dhe Mjekësi Ligjore (Lënda Mjekësi Ligjore) 5 (pesë) vende vakante
  • Morfologji (Lënda Histologji-Embriologji) 3 (tre) vende vakante
  • Kriteri i notës mesatare në programin Master i Shkencave për aplikantët të jetë >8
  • Kriteri i notës së Lëndës Histologji-Embriologji të jetë >8
  • Shërbimi i Mikrobiologjisë 1 (një) vend vakant
  • Sëmundjet e Zemrës dhe Enëve të Gjakut (Lënda Kardiologji) 1 (një) vend vakant
  • Pediatri 3 (tre) vende vakante
  • Kirurgji:
    • 6.1 (Semiotikë Kirurgjikale ) 1 (një) vend vakant
    • 6.2 (Onkologji) 1 (një) vend vakant
    • 6.3 (Ortopedi) 3 (tre) vende vakante
    • 6.4 (Mjekësi Urgjence) 4 (katër) vende vakante
    • 6.5 (Toksikologji) 1 (një) vend vakant
    • 6.6 (Urologji) 1 (një) vend vakant
  • Departamenti i Shëndetit Publik:
    • 7.1 (Shëndet Mjedisor) 2 (dy) vende vakante
    • 7.2 (Biostatistikë) 2 (dy) vende vakante
    • 7.3 (Metodologjikë e Kërkimit Shkencor) 2 (dy) vende vakante
    • 7.4 (Treguesit statistikore dhe metodat statistikore të avancuara) 1 (një) vend vakant
    • 7.5 (Menaxhim Shëndetësor) 1 (një) vend vakant
    • 7.6 (Organizim Shëndetësor) 1 (një) vend vakant
    • 7.7 (Adiktologji) 1 (një) vend vakant
    • 7.8 (Legjislacion) 1 (një) vend vakant
    • 7.9 (Hyrje në SHP) 1 (një) vend vakant
    • 7.10 (Etikë në Shëndet Publik) 1 (një) vend vakant
    • 7.11 (Informatikë) 1 (një) vend vakant
  • Modulet e Dekanatit:
    • 8.1 (Sociologji) 2 (dy) vende vakante
    • 8.3 (Komunikim Mjekësor) 6 (gjashtë) vende vakante
    • 8.4 (Gjuhë Latine) 2 (dy) vende vakante
    • 8.5 (Gjuhë Angleze) 4 (katër) vende vakante
    • 8.6 (Edukim Fizik) 3 (tre) vende vakante
    • 8.7 (Kimi Inorganike) 2 (dy) vende vakante
    • 8.8 (Biologji) 7 (shtatë) vende vakante
    • 8.9 (Fizikë) 2 (dy) vende vakante
    • 8.10 (Biofizikë) 5 (pesë) vende vakante
    • 8.11 (Informatikë) 3 (tre) vende vakante

MBIKQYRËS KLINIK

  • Shërbimi i Laboratorit Biokimik Klinik 3 (tre) vende vakante
  • Shërbimi i Mikrobiologjisë 2 (dy) vende vakante
  • Shërbimi i Laboratorit Imunologjik 1 (një) vend vakant

Kandidatët për personel akademik me kohë të pjesshme që kandidojnë pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme, preferenciale si dhe dokumentat të cilat janë shpallur, në faqen zyrtare të internetit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.*

Për lëndën e Histologji-Embriologji kriteret preferenciale të ndryshuara janë si më sipër cituar.