• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME (PEDAGOGË TË JASHTËM) NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË PËR VITIN AKADEMIK 2023-2024

University of Medicine, Tirana
Edukim & TrajnimTiranë3 muaj më parëPart Time

Bazuar në nenin 3, 57 pika 2 e nenet në vijim të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 5, 59 pika 4, 61 pika 1, 63 e nenet në vijim të Statutit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT), në Urdhrin e Rektorit nr. 145, datë 29.09.2023 “Për miratimin e kritereve për punësimin e personelit akademik me kohë të pjesshme për vitin akademik 2023-2024, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, Urdhrin e Rektorit nr. 152, datë 17.10.2023 “Për një shtesë në Urdhrin e Rektorit nr. 145, datë 29.09.2023 “Për miratimin e kritereve për punësimin e personelit akademik me kohë të pjesshme për vitin akademik 2023-2024, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”” i ndryshuar”, Urdhrin e Rektorit nr. 153, datë 18.10.2023 “Për miratimin e kritereve për punësimin e personelit akademik me kohë të pjesshme për vitin akademik 2023-2024, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në shkresën e Fakultetit të Mjekësisë Dentare nr. 441/43 prot., datë 18.12.2023, protokolluar me tonën nr. 2740/15 prot., datë 18.12.2023 “Kërkohet shpallje e vendeve vakante për personel akademik me kohë të pjesshme në FMD për vitin akademik 2023-2024” Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall thirrjen publike për të gjithë të interesuarit që duan të konkurrojnë për personel akademik me kohë të pjesshme (Pedagogë të jashtëm) për vitin akademik 2023-2024, për vendet vakante si më poshtë:

Lëndë Formuese

  • Informatikë 1 (një) vend vakant
  • Kimi Inorganike 1 (një) vend vakant

Lëndë Mjekësore

  • Histologji 2 (dy) vende vakante
  • Biokimi 2 (dy) vende vakante
  • Sëmundje Infektive 3 (tre) vende vakante
  • Ekonomi Shëndeti 1 (një) vend vakant

Kandidatët për personel akademik me kohë të pjesshme që kandidojnë pranë Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme, preferenciale si dhe dokumentet të cilat janë shpallur me datën 03.10.2023, në faqen zyrtare të internetit të Fakultetit të Mjekësisë Dentare në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.