• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME NË LËNDËN E SEMIOLOGJISË KLINIKE

University of Medicine, Tirana
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Lënda: Semiologji Klinike 2 (dy) vende (Semestri i dytë)

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë personeli akademik me kohë të pjesshme janë si më poshtë vijon:

  • Të jetë diplomuar në programe të integruara ose Master Shkencor në degën përkatëse;
  • Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8 (tetë);
  • Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore preferohet gjuha angleze.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata

Kriteret Preferenciale

  • Të ketë gradën Doktoraturë/ Titull Shkencor;
  • Të ketë specializim në degën përkatëse;
  • Të ketë eksperiencë në mësimdhënie.

Dokumentacioni që do të dorëzohet nga personeli akademik me kohë të pjesshme:

  • Kërkesë me shkrim drejtuar njësisë bazë ku do të konkurrojë/ kandidojë;
  • Curriculum Vitae e detajuar me të gjithë aktivitetin shkencor dhe botues të kandidatit;
  • Leje nga punëdhënësi në organizatën ose institucionin ku punon;
  • Dokument identifikimi;
  • Fotokopje të noteruara të diplomës dhe listë së notave të të gjitha programeve të studimit (Bachelor, Master Shkencor, Program të Ciklit të Tretë të Studimeve (Specializim Afatgjatë në Fushën e Mjekësisë /Doktoraturë);
  • Fotokopje të noteruara të vërtetimit të ekuivalentimit të diplomës nga MAS, si diplomë, listë notash si dhe njohje të gradave për kandidatët që kanë studiuar jashtë shtetit;
  • Kopje të noteruara të dëshmive të gjuhëve të huaja të mbrojtura (e detyrueshme të paktën një);
  • Kopje të noteruar të librezës së punës;
  • Vërtetim page, shoqëruar me derdhjen e sigurimeve shoqërore nga qendra e punës;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Dy referenca nga të cilat të paktën njëra të jetë nga një profesor i fakultetit që është diplomuar (dorëzohet vetëm nëse kandidati aplikon për herë të parë).

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtë për drejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e arsimit të lartë, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, etj.