• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR “PËRGJEGJËS” NË SEKTORIN E STANDARDEVE TË CILËSISË DHE STATISTIKAVE NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Burime Njerezore (HR)Tiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Në Nenin 78 Të Statutit Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Si Dhe Në Urdhrin e Rektorit Nr. 36, Datë 21.04.2021 “Për Miratimin e Kritereve Për Personel Ndihmës Akademik Me Karakter Administrativ Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Shpall Konkursin Për Vend Në Pozicionin e Punës, Personel Ndihmës Akademik Me Karakter Administrativ, Si Më Poshtë

“Përgjegjës” në Sektorin e Standardeve të Cilësisë dhe Statistikave, në Drejtorinë e Administrimit Akademik dhe Kurrikulës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët Për Pozicionin e Punës “Përgjegjës” Në Sektorin e Standardeve Të Cilësisë Dhe Statistikave Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere

  • Të zotërojë diplomë të ciklit të dytë “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të (DIND)
  • Të ketë eksperiencë pune në institucionet e arsimit të lartë jo më pak se 5 (pese) vite, si dhe të ketë eksperiencë në fushën e sigurimit të cilësisë të programeve të studimit dhe atë institucional;
  • Të zotërojë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  • Të zotërojë një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

Kritere Preferenciale

  • Të njohë dhe të ketë eksperiencë pune në proceset e vlerësimit të brendshëm dhe/ose të jashtëm të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë; të këtë njohuri mbi sistemin e sigurimit të brendshëm dhe/ ose të jashtëm të cilësisë
  • Të shfaqë aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup;

Dokumentacioni i Kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dokumentet si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin/et e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës ose ekuivalent me të, që vërtetojnë vjetërsinë në punë;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së paketës Microsoft Office
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit,
  • Vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  • Dokument/e që vërtetojnë njohuri/eksperiencë në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë;
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale;
  • Referenca nga punëdhënës ose epror direkt të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune nga publikimi i kritereve në buletinin e APP-së

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri mbi Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
  • Njohuri mbi standardet shtetërore të cilësisë në arsimin e lartë (Kodi i Cilësisë)
  • Njohuri mbi vlerësimin e brendshëm/të jashtëm të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë (në nivel programesh dhe institucional) .

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi aktet ligjore dhe nënligjore të sipërcituara, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.