• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR “PËRGJEGJËS”, NË SEKTORIN E KURRIKULËS DHE PRANIMEVE, PRANË DREJTORISË SË ADMINISTRIMIT AKADEMIK DHE KURRIKULËS, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Në Statutin Dhe Rregulloren e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Si Dhe Në Urdhrin e Rektorit Nr. 89, Datë 27.06.2023 “Për Miratimin e Kritereve Për Kandidatë Për Vendin e Punës “Përgjegjës” Në Sektorin e Kurrikulës Dhe Pranimeve Pranë Drejtorisë Së Administrimit Akademik Dhe Kurrikulës, Në Rektoratin e Universiteti Të Mjekësisë, Tiranë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Shpall Konkursin Për Vendin e Lirë Të Punës, Personel Ndihmës Akademik Me Karakter Administrativ, Si Më Poshtë Vijon

  • “Përgjegjës”, në Sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve, pranë Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë;

Kritere Të Përgjithshme

Kandidatët për pozicionin e punës “Përgjegjës” në Sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve, pranë Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë:

  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të (DIND) ;
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vite, eksperienca e punës në institucionet e arsimit te lartë në fushën e kurrikulës dhe pranimeve përben avantazh;
  • Të zotëroj me dëshmi, njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
  • Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

Kritere Preferenciale

  • Të njoh dhe të ketë eksperiencë pune në hartimin dhe kriteret e kurrikulës universitare dhe të procedurave të pranimeve sipas cikleve të studimit;
  • Të ketë njohuri të metodave të përpunimit statistikor si dhe të menaxhimit të bazave të të dhënave;
  • Të shfaq aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup;

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokoll Arkivës, Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Dokumentet Si Më Poshtë

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formularin e vetë deklarimit në zbatim të ligjit nr.138/2015;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit;
  • Certifikatë / Dëshmi që vërtetojnë njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, të inventarizuar në Zyrën e Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë lidhur me programet e studimit, pranimet në programet sipas cikleve të studimit, si dhe Kodin e Cilësisë;
  • Njohuri mbi sistemin para universitar në Republikën e Shqipërisë.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë i publikuar në faqen zyrtare