• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR NJË VEND VAKANT PËR PERSONEL ADMINISTRATIV NË POZICIONIN “ KRYETAR I DEGËS SË FINACES”, PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË DENTARE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr.11, Datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Si Dhe Në Mbështetje Të Shkresës Nr.495/2 Prot, Datë 14.12.2020 “Dërgohen Kriteret Për Personel Administrativ “Kryetar i Degës Së Financës ” Në Fakultetin e Mjekësisë Dentare” Dhe 2232/3 Dt.14.12.2020 Si Dhe Urdhri Nr. 192 Date. 16.12.2020 , Administratori i UMT, Shpall Konkurimin Per Një Vende Vakant Pune, Si Me Poshte

  • Per një vend vakant për personel administrativ ne pozicionin “ Kryetar i Degës së Finaces”, pranë Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekesise Tirane,

Përshkrimi Përgjithësues i Punës

  • Kryetari i degës është përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e punës në degën e financës. Koordinon punën vertikalisht me strukturat që ka në varësi: specialist dhe raporton rregullisht te Administratori i njësisë kryesore.
  • Kryen rolin e nëpunësit zbatues.
  • Ndjek gjithë veprimet financiare që lidhen me shpenzimet për veprimtarine e njësisë dhe bën mbylljen e bilancit vjetor
  • Merr pjesë në hartimin e buxhetit vjetor, në bashkëpunim me strukturat e tjera të njësisë.
  • Merr pjesë në përgatitjen e programit buxhetor afatmesem në zbatim të kërkesave të ligjit dhe institucioneve përkatëse.
  • Ndjek gjithë veprimet financiare që lidhen me të ardhurat e njësisë dhe raporton për realizimin e tyre.
  • Ndjek shpenzimet e buxhetit dhe të fondeve të tjera që disponon njësia, rakordon çdo muaj situacionin e shpenzimeve ekonomike, si dhe propozon, rialokime të planit buxhetor.
  • Përgatit analiza periodike dhe vjetore për realizimin e treguesve ekonomikk dhe financiarë.
  • Raporton çdo muaj në formë elektronike dhe shkresore në UMT-ë dhe jashtë radhe për të gjitha të dhënat që kërkohen.
  • Është përgjegjës për mbajtjen e librave të llogarisë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Është përgjegjëse dhe përgatit të gjithë materilet e nevojshme për kryerjen e inventrëve të përgjithshme dhe periodike për njësinë kryesore
  • Koordinon aktivitetin e punës midis specialistëve, cakton detyra dhe ndjek e kontrollon zbatimin e tyre;
  • Regjistron të gjitha kontratat e lidhura ndërmjet Njësisëdhe operatorëve ekonomik. Ndjek likuidimin e tyre;
  • Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.

Kritere

  • Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të jetë i pajisur me diplomë të studimeve “master profesional” në shkencat “ekonomike” apo të barasvlershme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
  • Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune të mëparshme në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashme;
  • Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  • Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër.

KRITERET, DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kërkesat e Përgjithshme Që Duhet Të Plotësojnë Kandidatët Për Punësim Si Personel Administrativ Në UMT Janë

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Të jetë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

Në Njoftimin Për Shpalljen e Vendit Të Lirë Të Punës, Në Rastin e Procedurës Së Konkurimit (me Dosje) Të Hapur, Duhet Të Përcaktohet

  • Vendi i lirë i punës;
  • Kërkesat e përgjithshme e të veçanta që duhet të plotësojnë kandidatët, për të marrë pjesë në konkurrim;
  • Kriteret për punësim (arsimi, kualifikimi bazë, kualifikim i veçantë, përvoja në profesion e në drejtim);
  • Lista e dokumentave që duhen paraqitur;
  • Kushtet e punësimit (vendndodhja e punës, kategoria e pagës etj);
  • Afati për paraqitjen e kërkesës;
  • Adresa ku duhet të dërgohet kërkesa.

Kërkesa e Kandidatit Për Vendin e Lirë Të Punës Duhet Të Shoqërohet Me Dokumentat Që Vërtetojnë Plotësimin e Kërkesave Të Paraqitura Në Njoftimin e Publikuar. Dokumentat Bazë Janë

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
  • Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vëretojnë përvojën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
  • Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Dëshmi penaliteti.

Kandidatët e interesuar, duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin, brenda 15 (pesëmbëdhjet) ditëve nga shpallja e njoftimit, pranë zyrës së sekretari -arkivës (protokolli), Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit:21.12.2020 – 06.01.2021 (15 ditë).

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Per arsimin e larte dhe kerkimin shkencor ne IAL ne RSH”
  • Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9936, datë 26.06.2006 “Për menaxhimin e sistemit buxhetorne Rpupliken e Shqiperose”, i ndryshuar;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave financiare e administrative.

Mënyra e Vlerësimit

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

21 December, 2020 |

Previous

NJOFTIM-KRITERET E PUNËSIMIT PËR VEND PUNE, NDIHMES AKADEMIK ME KARAKTER MËSIMOR - SHKENCOR , ME KOHË TË PLOTË NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Next

NJOFTIM PËR NJË VEND VAKANT PËR PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E SËMUNDJEVE INFEKTIVE DHE DERMATOLOGJISË