• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PER NJË VEND VAKANT PËR PERSONEL ADMINISTRATIV NE POZICIONIN “ KRYETAR I DEGËS SË FINACËS NË FAKULTET” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË TIRANË,

University of Medicine, Tirana
Finance, Banke & KontabilitetTiranë3 muaj më parëFull Time

Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr. 63, Datë 08.10.2021 “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, i Ndrysuar, Si Dhe Në Urdhrin e Administratorit Të UMT-së Nr. 45, Datë 19.02.2024 “Për Fillimin e Procedurës Së Punësimit Për Pozicionin e Punës “Kryetar i Degës Së Financës Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, Shpall Konkursin Për 1(një) Vend Të Lirë Pune “Kryetar i Degës Së Financës Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, Si Më Poshtë

  • Per një vend vakant për personel administrativ ne pozicionin “ Kryetar i Degës së Finacës në Fakultet” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë Tiranë,

Përshkrimi Përgjithësues i Punës

  • Kryetari i degës është përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e punës në degën e financës. Koordinon punën vertikalisht me strukturat që ka në varësi; specialist dhe raporton rregullisht te Administratori i njësisë kryesore.
  • Kryen rolin e nëpunësit zbatues.
  • Ndjek gjithë veprimet financiare që lidhen me shpenzimet për veprimtarinë e njësisë dhe bën mbylljen e bilancit vjetor.
  • Merr pjesë në hartimin e buxhetit vjetor, në bashkëpunim me strukturat e tjera të njësisë.
  • Merr pjesë në përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm në zbatim të kërkesave të ligjit dhe institucioneve përkatëse.
  • Ndjek gjithë veprimet financiare që lidhen me të ardhurat e njësisë dhe raporton për realizimin e tyre.
  • Ndjek shpenzimet e buxhetit dhe të fondeve të tjera që disponon njësia, rakordon çdo muaj situacionin e shpenzimeve ekonomike, si dhe propozon, rialokime të planit buxhetor.
  • Përgatit analiza periodike dhe vjetore për realizimin e treguesve ekonomik dhe financiarë.
  • Raporton çdo muaj në formë elektronike dhe shkresore në UMT-ë dhe jashtë radhe për të gjitha të dhënat që kërkohen.
  • Është përgjegjës për mbajtjen e librave të llogarisë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Është përgjegjës dhe përgatit të gjithë materialet e nevojshme për kryerjen e inventrëve të përgjithshme dhe periodike për njësinë kryesore.
  • Koordinon aktivitetin e punës midis specialistëve, cakton detyra dhe ndjek e kontrollon zbatimin e tyre.
  • Regjistron të gjitha kontratat e lidhura ndërmjet Njësisë dhe operatorëve ekonomik. Ndjek likuidimin e tyre.
  • Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.

Kritere

  • Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  • Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në profesion;
  • Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  • Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;

Kushtet

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejnë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largim nga detyra.

Kritere Të Përgjithshme

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;

Përbën avantazh për këtë pozicion aftësia në komunikim, aftësia organizative dhe menaxheriale, aftësia për të punuar në grup.

Kërkesa e kandidatit për vendin e lirë të punës duhet të shoqërohet me dokumentet që vërtetojnë plotësimin e kërkesave të paraqitura në njoftimin e publikuar.

Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Dokumentacionin Me Procesverbal Në Zyrën Protokoll – Arkivës Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Përkatësisht Këto Dokumente

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njësimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noterizuar (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
  • Kopje e librezës së punës e noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë përvojën në punë)
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë 3 (tre) muajve te fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar;
  • Certifikatë/ Dëshmi që vërtetojnë njohuri të paketës Microsoft Office, të noterizuar;
  • Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit.

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë me proçesverbal dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: është 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes në Buletinin e APP-së. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtë për drejta.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e larte dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”
  • Njohuritë mbi Ligjin nr 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9936, datë 26.06.2006 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave financiare e administrative.

Mënyra e Vlerësimit

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

26 February, 2024 |

Previous

NJOFTIM PËR VENDIN E LIRË TË PUNËS, “PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV “SPECIALIST IT” ME KONTRATË ME AFAT TË PACAKTUAR, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Next

Publikohet Vendimi i Senatit Akademik nr. 28, datë 23.02.2024