• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR NJË VEND PUNE “PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË, LABORANTE NË DEPARTAMENTIN E FARMACISË,” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dhe në urdhrin e Rektorit nr. 38 prot, datë 12.04. 2022 shpall konkursin për pozicionin e punës, “_Personel ndihmës akademik me kohë të plotë, Laborante në Departamentin e Farmacisë,” në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Kritere Të Përgjithshme

Kandidatët konkurrentë për vendin e punës personel ndihmës akademik me kohë të plotë, Laborante në Departamentin e Farmacisë”, Fakulteti i Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë duhet të plotësojnë:

  • Të ketë diplomë “Master i Shkencave” (ose ekuivalente në përputhje me aktet ligjore në fuqi) në Kimi, Biokimi ose Farmaci;
  • Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 7 (mesatare aritmetike);
  • Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht), preferohet gjuha angleze (me dëshmi);
  • Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike (me Çertifikatë ose Dëshmi);
  • Të njohë dhe zbatojë kodin e etikës në punë (të jetë konfidenciale) dhe të jetë i gatshëm të punojë në grup (vetëdeklarim);
  • Të jetë i gatshëm të punojë në orare të ndryshme në varësi të orarit mësimor (vetëdeklarim);
  • Të ketë eksperience pune në fushën përkatëse (eksperience laboratorike në fushën e kimive);
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;

Dokumentacioni i Kërkuar

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve bazë kompjuterike;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  • Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve;
  • Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore me fuqi;
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtroijnë funksione publike”;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
  • Vetëdeklarim sipas kriterit nr.5
  • Vetëdeklarim sipas kriterit nr.6

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Zyrën e Protokoll Arkivës, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune me datën e shpalljes në buletinin e APP-së

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën

19 April, 2022 |

Previous

MJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS PERSONEL AKADEMIK ME KONTRATË 1-VJEÇARE NGA KATEGORIA “ASISTENT LEKTOR”

Next

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS 1 (NJË) VEND KRYETAR I DEGËS SË FINANCËS NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË