• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR NJË VEND PËR PERSONEL ADMINISTRATIV NË POZICIONIN “SPECIALIST NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE DHE INVESTIMEVE” DREJTORIA E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË TIRANË

University of Medicine, Tirana
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë3 muaj më parëFull Time

Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Në Statutin Dhe Rregulloren e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë, Në Kodin e Punës Si Dhe Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr.63, Datë 08.10.2021 “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, i Ndryshuar, Si Dhe Në Urdhrin e Administratorit Të UMT-së Nr.41, Datë 08.02.2024 “Për Fillimin e Procedurës Së Punësimit Për Pozicionin e Punës “Specialist Në Sektorin e Shërbimeve Dhe Investimeve” Në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Shpall Konkurimin Për Një Vend Vakant, Si Më Poshtë

Për një vend për personel administrativ në pozicionin “Specialist në Sektorin e Shërbimeve dhe Investimeve” Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, në Universitetin e Mjekësisë Tiranë

Përshkrimi Përgjithësues i Punës

  • Monitoron zbatimin e kontratave të lidhura.
  • Përgjigjen dhe ndjekin mirëfunksionimin e sistemeve dhe infrastrukturës elekromekanike, hidraulike, ndërtimore të godinës të UMT-së, si dhe të pajisjeve të tjera që janë në përdorim në përputhje me parametrat e duhura;
  • Mbajnë dhe plotësojnë regjistrin e aseteve të UMT-së duke evidentuar ndryshimet (rikonstruksionet, meremetimet)
  • Mbajnë dhe plotësojnë regjistrin e pronave të miratuara për t`u dhënë me qira.
  • Marrin pjesë në të gjitha komisionet e ngritura me urdhër të eprorit, në fushën e prokurimeve, ekonomike, inventarizuese etj.
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorit.
  • Kujdesen për marrjen në dorëzim të aktiveve afatgjata dhe afatshkurtëra sipas legjislacionit ne fuqi.
  • Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.

Kritere

  • Të zotërojnë diploma të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” ose Bachelor në Shkenca Ekonomike, Juridike, Inxhinierike;
  • Të ketë 1 vit eksperiencë pune në profesion;
  • Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  • Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër.

Kushtet

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të jete në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra dhe që nuk është shuar sipas ligjit.

Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësoj kandidati janë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokollit Dhe Arkivës Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Këto Dokumente

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:

Dokumentacioni i kërkuar, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kërkesa e Kandidatit Për Vendin e Lirë Të Punës Duhet Të Shoqërohet Me Dokumentet Që Vërtetojnë Plotësimin e Kërkesave Të Publikuara. Dokumentet Bazë Janë

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  • Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njësimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noterizuara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti), të marrë brenda tri muajve të fundit
  • Formular Vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  • Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar;
  • Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  • Certifikatë/dëshmi që vërtetojnë njohuri të paketës Microsoft
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;

Mungesa e një prej dokumenteve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht kandidatit, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Dorëzimi i Dokumentacionit Dhe Afati i Dorëzimit

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, të inventarizuar, në Zyrën e Protokoll-Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, në adresën: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005 – Tiranë, Shqipëri;

Afati i dorëzimit i dokumentacionit është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike që nga dita e Shpalljes së njoftimit, në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor ne IAL ne RSH”
  • Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, ndryshuar me ligjin Nr. 47/2017 “Për prokurimin publik”;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave financiare e administrative.

Mënyra e Vlerësimit

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.