• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Kjo shpallje ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime.
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR KONKURRIM PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME (PEDAGOGË TË JASHTËM) NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana
Edukim & TrajnimTiranë1 muaj më parëFull Time

Bazuar në nenin 3, 57 pika 2 e nenet në vijim të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 5, 59 pika 4, 61 pika 1, 63 e vijues të statutit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT), në urdhrin e Rektorit të UMT-së nr. 89, datë 06.09.2022 “Për punësimin e personelit akademik me kohë të pjesshme, për vitin akademik 2022-2023, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në shkresën e Fakultetit të Mjekësisë Dentare nr. 621 prot., datë 25.10.2022, “Publikimi i vendeve për personel akademik me kohë të pjesshme për fazën e dytë në departamente të FMD-së, në lëndë formuese dhe lëndë mjekësore të FMD”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall thirrjen publike për të gjithë të interesuarit që duan të konkurrojnë për personel akademik me kohë të pjesshme (pedagogë të jashtëm) për vitin akademik 2022-2023, për vendet vakante si më poshtë

  • Departamenti i Terapisë Stomatologjike 2 (dy) vende
  • Bachelor në “Higjenist Dentar”, “Teknikë Dentare” 1 (një) vend
  • Lëndë Formuese:
  • Sociologji 1 (një) vend
  • Lëndë Mjekësore për programet e studimit Bachelor në “Higjenist Dentar” dhe “Teknikë Dentare”:
  • Fiziologji patologjike 2 (dy) vende
  • Etikë Deontologji 1(një) vend
  • Sëmundje të Brendshme 1 (një) vend

Kandidatët aplikantë duhet të plotësojnë këto kritere:

Kriteret e Përgjithshme

  • Të jetë diplomuar në programe të integruara ose Master Shkencor në degën përkatëse;
  • Të ketë përfunduar studimet universitare për Stomatologji me notë mesatare mbi 8;
  • Të zotërojë me dëshmi një nga pesë gjuhët e huaja të Bashkimit Evropian (Anglisht, Gjermanisht, Frëngjisht, Italisht, Spanjisht);
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata

Kriteret Preferenciale

  • Të ketë cikël të tretë studimi në fushën përkatëse (Specializim afatgjatë/Doktoraturë);
  • Të ketë eksperiencë pune në specialitetin përkatës;
  • Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në fushën përkatëse;
  • Të ketë publikime në revista shkencore, konferenca ose pjesëmarrje në kërkim shkencor;
  • Të zotërojë aftësi profesionale për vendin e punës;

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit, Fakulteti i Mjekësisë Dentare pranë QSUNT-së, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë

Dokumentacioni që do të dorëzohet nga personeli akademik me kohë të pjesshme:

  • Kërkesë me shkrim drejtuar njësisë bazë ku do të konkurrojë/ kandidojë;
  • Curriculum Vitae e detajuar me të gjithë aktivitetin shkencor dhe botues të kandidatit;
  • Leje nga punëdhënësi në organizatën ose institucionin ku punon;
  • Dokument identifikimi;
  • Fotokopje të noteruara të diplomës dhe listë së notave të të gjitha programeve të studimit (Bachelor, Master Shkencor, Program të Ciklit të Tretë të Studimeve (Specializim Afatgjatë /Doktoraturë);
  • Fotokopje të noteruara të vërtetimit të ekuivalentimit të diplomës nga MAS, si diplomë, listë notash si dhe njohje të gradave për kandidatët që kanë studiuar jashtë shtetit;
  • Kopje të noteruara të dëshmive të gjuhëve të huaja të mbrojtura (e detyrueshme të paktën një);
  • Kopje të noteruar të librezës së punës;
  • Vërtetim page, shoqëruar me derdhjen e sigurimeve shoqërore nga qendra e punës;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Dy referenca nga të cilat të paktën njëra të jetë nga një profesor i fakultetit që është diplomuar (dorëzohet vetëm nëse kandidati aplikon për herë të parë).

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 5 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së.

Mënyra e Vlerësimit

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtë për drejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e arsimit të lartë, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, etj.

31 October, 2022 |